Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ti dhënë të drejtë Këshillit Kombëtar të territorit për të ndaluar ndërtimet abuzive të bashkisë ka acaruar keq dhëndrin e Berishës. Ai së bashku me Bashën kanë mobilizuar disa banorë të njësisë numër tetë në Tiranë dhe kërkojnë të shembet ish shtëpia e partisë që është zonë muzeale. Sipas Jamarbër Malltezit duhet shembur ajo shtëpi sepse rrezikon të bjerë. “Banoret e mire protestuan dje kundër vendimit të turpshëm të qeverisë të tipit “asgjë të ligë, çdo gjë me ligj”. Ata mbështesin padinë që Bashkia e Tiranes ka ngritur në Gjykatën Kushtetuese ndaj këtij vendimi antiligjor të qeverisë që ndërhyn paligjshëm në kompetencat e planifikimit të territorit nga qeverisja vendore”, shkruan Malltezi në Facebook. Ai vazhdon më tej duke sulmuar edhe prefektin e Tiranës. “Turp dhe faqe e zeze edhe për prefektin e Tiranes i cili vjen nga një familje e vjetër nga e njëjta lagje e vjetër e qytetit dhe që për arsye të servilizmit politik nuk guxon të dalë në krah të qytetareve dhe të kundërshtojë marrinë dhe ligësinë e qeverisë për këta njerëz të mirë”, përfundon burri i Argita Berishës. Çudi e madhe në këtë vend, kur je në opozitë akuzon qeverinë se prish zonat e mbrojtura ndërsa me këta ndodh e kundërta kundërshtojnë qeverinë se i mbron zonat muzeale. Ore mos kemi ndonjë plan për pallat aty dhe na ikën ca lekë nga duart? Përgjigju Abiiiii!

Shif se po te shkepet gruja dhe goca cader.
Po qytetaret e mire i ruajne zonat muzeale o faqe zi.Po ik nuk ke turp qe del per dite me statuset e tua ne fb.Ik o faqe bardhe,qe ti na dalke ne krahe tw shokur te gruas
Ky dhenderi servil i Berishes, vazhdon servilizmin e tij ndaj te vjehrrit.
Por ky duhet te jape llogari per pasurite e pamerituara qe vuri gjate kohes qe i vjehrri ishte ne pushtet, dhe kur gruaja e tij rropi te gjitha bizneset. Saper statuset, mos ja merrni seriozisht, ky Abi asnjehere nuk ka patur nje gje te veten per te cilen duhet te dallohet.
Asnjehre nuk u paraqit si njeri i mendimit te pavarur, si profesionist ne nje drejtim te caktuar, si ekspert i nje fushe te caktuar. Ai njihet vetem si burri i Argites. Duket qarte, qe megjithese mundohet fort, as Berisha nuk e merr ndonjehre seriozisht.