Tepelenë, rrufeja vret 2 të rinj, çobanin dhe 31-vjeçarin

redaktor

Dy të rinj në Tepelenë kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rrufeja gjatë ditës së sotme. Ngjarjet kanë ndodhur thuajse në të njëjtin orar, kur fillimisht ka humbur jetën 23-vjeçari O. Zeneli, në fshatin Dukaj. Mësohet se i riu ka qenë duke kullotur bagëtinë, kur është goditur nga shkarkimet atmosferike, si pasojë e përkeqësimit të motit pasditen e djeshme. Ndërkohë në fshatin Sinanaj, një 31-vjeçar, A. Kamberi, ka humbur jetën në afërsi të banesës, pasi është goditur po nga rrufeja teksa po kthehej për në shtëpi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *