Dy të rinj në Tepelenë kanë humbur jetën pasi janë goditur nga rrufeja gjatë ditës së sotme. Ngjarjet kanë ndodhur thuajse në të njëjtin orar, kur fillimisht ka humbur jetën 23-vjeçari O. Zeneli, në fshatin Dukaj. Mësohet se i riu ka qenë duke kullotur bagëtinë, kur është goditur nga shkarkimet atmosferike, si pasojë e përkeqësimit të motit pasditen e djeshme. Ndërkohë në fshatin Sinanaj, një 31-vjeçar, A. Kamberi, ka humbur jetën në afërsi të banesës, pasi është goditur po nga rrufeja teksa po kthehej për në shtëpi.
