Ditëlindja e PS, Kryeministria: Nano dhe Basha kanë marrë ftesë

anazapta

Kryeministria reagon pas zhurmës së dy ditëve të fundit në media lidhur me festën e 23-vjetorit të Partisë Socialiste dhe ftesave të shpërndara.

Pas deklaratave të Fatos Nanos, i cili është shprehur se nuk ka marrë ftesë, drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, tha se i është dërguar ftesë edhe Nanos edhe kreut të PD-së, Basha.

Dy ditë më parë, Nano është shprehur për gazetën “Panorama”, “Jo nuk kam marrë. Kam ftesë vetëm nga FIFA për Botërorin e Brazilit. Duket se PS pret të zgjedhë kryetarin”.

Partia Socialiste do të festojë 23 vjetorin  e themelimit të saj me një pritje në lulishten e Muzeut Kombëtar sot në orën 19:30.

Ftesa u ka shkuar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, gjithashtu një ftesë ka mbërritur edhe në selinë e Parisë Demokratikë, ku ftohet i gjithë Grupi Parlamentar.

Gjithashtu ftesa janë shpërndarë edhe për protagonistë të themelimit të PS-së dhe kontribuues të rëndësishëm të saj ndër vite.

 

Share This Article
11 Comments
  • Po Tosi ftesen e ka humbur ne kumar or te uruar…
    Le qe tani ai eshte currufiasur…ku mban mend gje…
    Sido qofte pyesni Xhoanen mos….

  • Ne fakt kjo parti duhet uruar 73 vjetorin po ne nje date tjeter me 8 nendor.Vetem zeri i popullit i qendoj besnike ksaj partie e cila tre her ka ndrruar emer e kjo vazhdon te mbaj nje titull te pa merituar per 72 vite.

  • Batute e hidhur e z.nano.Prania e tij ia ul vlerat festes.Prandaj me mire qe nuk merr pjese. Ai gjithnje eshte tallur me socialistet e thjeshte!

  • Nanua eshte prototipi i intelektualit letyre. Ai i zoteronte te gjitha cilesit e duhuar per ta drejtuar vendin drejte rezultateve, por indiference, mendjemadhesia, arogance, mungesa e dinjitetit intelektual dhe profesional, liberalizmi talles e perdhoses, nenshtrimi servil ndaj te huajve, etja per pasuri e pushtet, mungesa e moralit dhe e patriotizmit e bene qe nga nje person i adhuruar nga nje pjese e mire e popullit tone, te katandiset ne nje personazh tragjik e te urryer per te gjithe. Shembellin e tij ndoqi Saliu dhe shikojeni ku eshte katandisur, Me keqardhje e them, por edhe kryeministri aktual heret a von duket se do te katandiset i tille. Sa per brengen e Sales, i theme te shkuara e ne koken tende.

  • Po pse o te uruar komentues,per inat te Nanos i bini ndesh e i zeroni 15 vjet te sukseshme te PS te drejtuara prej tij??????????Pse i shihni e analizoni zhvillimet bardh e zi.

  • Eshte batute per batutaxhiun,ajo e euromalokut,se Nano e humbi Parttine Socialiste ne bixhoz..Nje parazit megaloman nuk i duhet askujt e jo me PS!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *