Kryeministria reagon pas zhurmës së dy ditëve të fundit në media lidhur me festën e 23-vjetorit të Partisë Socialiste dhe ftesave të shpërndara.
Pas deklaratave të Fatos Nanos, i cili është shprehur se nuk ka marrë ftesë, drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, tha se i është dërguar ftesë edhe Nanos edhe kreut të PD-së, Basha.
Dy ditë më parë, Nano është shprehur për gazetën “Panorama”, “Jo nuk kam marrë. Kam ftesë vetëm nga FIFA për Botërorin e Brazilit. Duket se PS pret të zgjedhë kryetarin”.
Partia Socialiste do të festojë 23 vjetorin e themelimit të saj me një pritje në lulishten e Muzeut Kombëtar sot në orën 19:30.
Ftesa u ka shkuar të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, gjithashtu një ftesë ka mbërritur edhe në selinë e Parisë Demokratikë, ku ftohet i gjithë Grupi Parlamentar.
Gjithashtu ftesa janë shpërndarë edhe për protagonistë të themelimit të PS-së dhe kontribuues të rëndësishëm të saj ndër vite.

Ç’punë ka kryeministria me festën e PS-së??? Karagjozllëqe.
Feste e g 99
Cili nga keta dy ta jep pershtypjen e diktatorit?
o danjel po e di ti qe kryeministri eshte dhe kryetari ps apo ke ngelur te saliu akoma
Po Tosi ftesen e ka humbur ne kumar or te uruar…
Le qe tani ai eshte currufiasur…ku mban mend gje…
Sido qofte pyesni Xhoanen mos….
Ne fakt kjo parti duhet uruar 73 vjetorin po ne nje date tjeter me 8 nendor.Vetem zeri i popullit i qendoj besnike ksaj partie e cila tre her ka ndrruar emer e kjo vazhdon te mbaj nje titull te pa merituar per 72 vite.
Batute e hidhur e z.nano.Prania e tij ia ul vlerat festes.Prandaj me mire qe nuk merr pjese. Ai gjithnje eshte tallur me socialistet e thjeshte!
Urime dhe sukses P.S.
Nanua eshte prototipi i intelektualit letyre. Ai i zoteronte te gjitha cilesit e duhuar per ta drejtuar vendin drejte rezultateve, por indiference, mendjemadhesia, arogance, mungesa e dinjitetit intelektual dhe profesional, liberalizmi talles e perdhoses, nenshtrimi servil ndaj te huajve, etja per pasuri e pushtet, mungesa e moralit dhe e patriotizmit e bene qe nga nje person i adhuruar nga nje pjese e mire e popullit tone, te katandiset ne nje personazh tragjik e te urryer per te gjithe. Shembellin e tij ndoqi Saliu dhe shikojeni ku eshte katandisur, Me keqardhje e them, por edhe kryeministri aktual heret a von duket se do te katandiset i tille. Sa per brengen e Sales, i theme te shkuara e ne koken tende.
Po pse o te uruar komentues,per inat te Nanos i bini ndesh e i zeroni 15 vjet te sukseshme te PS te drejtuara prej tij??????????Pse i shihni e analizoni zhvillimet bardh e zi.
Eshte batute per batutaxhiun,ajo e euromalokut,se Nano e humbi Parttine Socialiste ne bixhoz..Nje parazit megaloman nuk i duhet askujt e jo me PS!