Nuk është krejt rastësi krijimi i një simboze mes Berishës dhe Çiljetës, nuk është aspak një aksident apo një ironi fati; përkundrazi, është një pasqyrimi i ndërsjelltë mes dy stereotipeve, bartës të fenomenit ‘profan’ në fushat përkatëse të protagonizmit, brenda së njëjtës gusto tallavaje, si në muzikë e si në politikë. Çiljeta, një fenomen femëror seksi, si kinema proletariati, i ndriti ylli i famës dukë u gjendur në vendin dhe kohën e duhur, mu atëherë kur gjindja këtejpari po jetonte zenithin e lirisë postkomuniste në deklamimin e preferencave seksuale, me në qendër ‘objektivin- gjoks’të trashëguar nga zboret; që më pas, famën e saj, vendosi ta transferojë tek tallavaja në shpërthim, si një zgjidhje inteligjente ‘tregu’ në përshtatje me kohën dhe psikologjinë e turmës, porsi zgjidhja inteligjente e Berishës në kapërcyell të `90, ku, duke përfituar nga shkolla komuniste që i kish dhuruar një nuhatje prej qeni kufiri, hodhi teserën prej kartoni të PP-së, por jo atë të ambicjeve, duke u bërë një demokrat “gjoksmadh”, gjë që çoi më pas në themelimin e tallavasë së pështirë politike, që për më tepër i xhiron shiriti i kasetës në vend ç`prej 23 vjetësh. Kjo është arsyeja se përse fotoja mes të dyve, përcjell adhurim të sinqertë për njëri-tjetrin, një lloj mesazhi se vajza në fjalë është një variant i “Berishës” në muzikë; dhe e kundërta, burri nga Tropoja, është tallavaja në politikë! / E.H.

Oh sa bukur e ke gjetur , o Ermir vellai ,dhe kam frike se kjo simbioze perverse do te mbizoteroje edhe per shume kohe ,derisa shqiptaret te qyteterohen e te dalin nga tallavate e Cilit (jo Naim Cili) dhe nga politika rrugace e te birit te Sheqeres.
Berisha dhe Ciljeta i duhen njeri-tjetrit per aq gje, sa te genjejne derdimenet. Te dy duan efektin dhe fasades e njeri-tjetrit, dhe aspak thelbin.
Po sikur ta kishim Çilietën deputete e të këndonte tollova në parlament, me Berishën duke i ra çiftelisë? Them që do dëfreheshim ma shumë të enjteve.
O shoku Hoxha !
Ka edhe me keq se “gjoksi i hedhur i Ciljetes apo tallavaja e kengeve te saj”.
Pikerisht nje piktor deshtak qe nuk ka mundur te shese edhe nje pikture te tij, .ai qe perhapi keto paragjykime primitive per kengetaren Ciljeta, i ka dhene celsin e kryeqytetit te Shqiperise, nje kengetari serb qe i ka kenduar “trimerive” te Milloshevicit ne masakrimin e femijve, pleqve e femrave shqiptare te Kosoves.
Ciljet bravo e paske ber synet!!!!!!
Une kuptoj qe ky tip gazetari urren Berishen,por qe te arrije ne nivelet me te uleta ofenduese ndaj nje femre me ngjan si ata grate e kqia qe merren me lloqe katundi,nga ktu mund te kuptosh sesa profesionalizem ka ne gazetari.
Sa embel ja ka kap mikrofonin Berishes more?! Goxha mikrofon !
Keta te dy do jene njohur kur Çiiilit i telefononin tek 0900.