Një deklaratë për shtyp ku falenderimet dhe vlerësimet për marrjen e statusit ishin si për qeverinë, opozitën, Parlamentin aktual dhe atë të mëparshmin. E tillë ishte dalja publike e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas vendimit të Ministrave të Jashtëm për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE.
Kryeparlamentari falenderoi organizmat e huaja që kontribuan në marrjen e këtij vendimi, duke nisur nga Presidenca greke, që me rolin e saj e mbështeti dhënien e statusit kandidat.
“Në një të shkuar jo të largët ne ishim vendi më i izoluar i Evropës dhe sot jemi pjesë e saj. Dua të falenderoj gjithë interlokutorët e kësaj arritjeje, duke nisur nga qytetari më i thjeshtë e duke përfunduar te të gjithë aktorët e rëndësishëm të kësaj vendimarrjeje, Kryeministri opozita etj. Dua ta falenderoj të gjitha vendet anëtare që me unanimitet votuan pro, falenderoj Presidencën greke dhe përpjekjet e saj të palodhura për ta çuar para këtë projekt tonin, KE-në që ka dhënë vazhdimisht rekomandime pozitive dhe veçanërësisht, Parlamentin Europian për përkhrahen pa rezerva që i ka dhënë Shqipërisë”, vlerësoi Meta.
Sipas tij, pas këtij momenti, marrja e statusit është e kaluara, ndaj duhet të shohim të ardhmen.
“Ajo që duket e vështirë dhe e pamundur, është një detyrim për të ecur para drejt reformave”, tha Meta.

Ky i pari duhet te futet ne burg
kur del ky ilir florir kraba ju grhen nevrat njerzeve ky esht per ne burg le te japi shteti shqiptar floririn qe volli ne krab bashk me fatos drogaxhiun dhe sali serbin pastaj tna hiqe uje i kulluar ky ajduti me cizme ky esht fytura me e felliqur qe egziston ne politik bashk me saliun
ok gjini