Marrja e statusit, Meta deklaratë falenderimi e mirënjohje për të gjitha palët

redaktor

Një deklaratë për shtyp ku falenderimet dhe vlerësimet për marrjen e statusit ishin si për qeverinë, opozitën, Parlamentin aktual dhe atë të mëparshmin. E tillë ishte dalja publike e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas vendimit të Ministrave të Jashtëm për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për në BE.

Kryeparlamentari falenderoi organizmat e huaja që kontribuan në marrjen e këtij vendimi, duke nisur nga Presidenca greke, që me rolin e saj e mbështeti dhënien e statusit kandidat.
“Në një të shkuar jo të largët ne ishim vendi më i izoluar i Evropës dhe sot jemi pjesë e saj. Dua të falenderoj gjithë interlokutorët e kësaj arritjeje, duke nisur nga qytetari më i thjeshtë e duke përfunduar te të gjithë aktorët e rëndësishëm të kësaj vendimarrjeje, Kryeministri opozita etj. Dua ta falenderoj të gjitha vendet anëtare që me unanimitet votuan pro, falenderoj Presidencën greke dhe përpjekjet e saj të palodhura për ta çuar para këtë projekt tonin, KE-në që ka dhënë vazhdimisht rekomandime pozitive dhe veçanërësisht, Parlamentin Europian për përkhrahen pa rezerva që i ka dhënë Shqipërisë”, vlerësoi Meta.
Sipas tij, pas këtij momenti, marrja e statusit është e kaluara, ndaj duhet të shohim të ardhmen.
“Ajo që duket e vështirë dhe e pamundur, është një detyrim për të ecur para drejt reformave”, tha Meta.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *