Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë: Vrasja e Santos, autorët të dënohen me gjithë ashpërsinë e ligjit

anazapta
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tirane i shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe njerëzve të dashur të Artan Santos. Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cilëson vrasjen e Santos një humbje për sipërmarrjen private.
“Vrasja e një prej sipërmarrësve më të shquar të Shqipërisë është dhimbje e madhe për sipërmarrjen private dhe të gjithë shqiptarët. Një apel për policinë për gjetjen sa më shpejt të autorëve të krimit dhe dënimin e tyre me gjithë ashpërsinë e ligjit.  Apel politikës për vlerësimin e rolit të sipërmarrjes private dhe mbrojtjen e saj.  Apel qytetarëve shqiptarë për qytetari dhe ndjeshmëri”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *