Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tirane i shpreh ngushëllimet e saj familjes dhe njerëzve të dashur të Artan Santos. Në mesazhin e saj të ngushëllimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e cilëson vrasjen e Santos një humbje për sipërmarrjen private.
“Vrasja e një prej sipërmarrësve më të shquar të Shqipërisë është dhimbje e madhe për sipërmarrjen private dhe të gjithë shqiptarët. Një apel për policinë për gjetjen sa më shpejt të autorëve të krimit dhe dënimin e tyre me gjithë ashpërsinë e ligjit. Apel politikës për vlerësimin e rolit të sipërmarrjes private dhe mbrojtjen e saj. Apel qytetarëve shqiptarë për qytetari dhe ndjeshmëri”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
