Të paktën 10 kg marijuanë është sekuestruar mbrëmë në Pikën Kufitare të Kakavijës. Droga ishte e futur në një valixhe dhe e fshehur me rroba, në pronësi të një të riu emigrant në Greqi. Destinacioni ishte pikërisht vendi fqinj, ndërsa korrieri i identifikuar si 25-vjeçari Klement Buzja, nga Gjirokastra, ka mundur të arratiset. Sipas policisë, lënda narkotike është gjetur në valixhen e një pasagjeri, që udhëtonte me autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë. Poseduesi sapo hasi policinë që afrohej gjatë përpunimit në doganë, është arratisur me vrap drejt kufirit jeshil. Policia kufitare dhe ajo greke janë vënë në ndjekje të tij.