Kapet 10 kg drogë në Kakavijë, ikën korrieri

redaktor

Të paktën 10 kg marijuanë është sekuestruar mbrëmë në Pikën Kufitare të Kakavijës. Droga ishte e futur në një valixhe dhe e fshehur me rroba, në pronësi të një të riu emigrant në Greqi. Destinacioni ishte pikërisht vendi fqinj, ndërsa korrieri i identifikuar si 25-vjeçari Klement Buzja, nga Gjirokastra, ka mundur të arratiset. Sipas policisë, lënda narkotike është gjetur në valixhen e një pasagjeri, që udhëtonte me autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë. Poseduesi sapo hasi policinë që afrohej gjatë përpunimit në doganë, është arratisur me vrap drejt kufirit jeshil. Policia kufitare dhe ajo greke janë vënë në ndjekje të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *