Çajupi dhe një poezi erotike që i atribuohet

anazapta

Andon Zako Çajupi, lindi në Sheper të Zagrisë më 27 mars 1866, vdiq më 11 korrik 1930, ishte poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar shqiptar. Në Zvicër kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Pastaj shkoi në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare. Patriotizmi i flaktë e nxori Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt.  Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu. Çajupi ka një krijimtari të pasur dhe të pastër letrare. Vepra më e madhe e tij është “Baba Tomorri”.

 

Dashuria

E mban mënd, moj Marë,

dashurin’ e parë?

Njeri nuk e gjegji,

se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s’rrojë,

vij’ e të kërkojë;

tl pa mua s’rroje,

vij’ e me kërkoje.

Në lule me erë

putheshim ngahere,

dhe si burr’ e grua

losnim nënë ftsua.

Një ditë, të dyza

losnim mbylla-syza:

U fshyem pa dukur

Cinë të besoj taninë,

perëndin’ a dashurinë?

Perëndi në këte jetë

është dashuria vetë.

——

Bukuria jote, leshërat e tua

posi pëndë korbi, të gjata

mbi thua,ballëtë si diell,

faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,

mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,

dhëmbët si thëlpënjë,buzët si

burbuqe, sytë si gështënjë,

dora si dëborë, fjala jote mjaltë,

kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;

gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,

po zëmëra jote u bë gur për mua!

—–

Pika-pika bie shiu

dhe dëbora flokë-flokë,

vetëtin e fryn veriu,

breshëri kërcet mi tokë!

Le të fryjë er’ e ftohtë,

s’ka ç’më bën dimëri mua:

Dashuria më mban ngrohtë,

se pushtoj atë që dua.

Kur fryn era me tallas,

kur bie dëbor’ e shi,

sa flë njeriu me gas,

kur ka mikenë në gji!

 

0 shokë, ç’u prish dynjaja

 

0 shokë, ç’u prish dynjaja

si për burra dhe për gra,

tani shitetë sevdaja,

mjer’ ai që s’ka para.

I pasur, të palltë varri,

ti që bleve dashurinë

dhe nuk e le si në pari,

të martë djalli shpirtinë!

Ndëgjoni, more të ri,

ndëgjoni dhe ju të ra:

duani atë që di,

jo atë që ka para.

Duani dhe vjershëtorë

barabar me perëndinë,

se rri me lule në dorë

edhe këndon dashurinë.

 

Kënga e kandarit*

Grua po prishet kandari

S’është me ai i pari

Që qëndronte ditë e natë

Gati si barut i thatë

Që punonte dimër e verë

Pa u lodhur asnjëherë

Që ishte i lehtë si fletë

Që mbante kryet përpjetë

Që turrej si trim në ballë

Që kapte zoçkën të gjallë

Kërkon belushka të ngrohta

Shijon shalushka të plota

Dhe me to sa guduliset

Fillon çelet kapardiset

Buçkoset e i qesh nuri

Edhe merr pamje prej burri

Pastaj fillon nga zanati

Si e ka bërë dhe i jati

Dhe rrëshqet vrull si ngjalë

Drejt vendlindjes nga ka dalë

Tani s’e di se çka pësuar

Herë herë rri menduar

Gjuetinë e ka rralluar

Se tani kjo pune e pati

u mplaka, me la takati

Të qaj hallin, xhan o grua

nuk ke faj që s’fle me mua

të jap fjalën, të betohem

se nesër do vizitohem

Preje burro, bëje paçe

s’vjen rinia me ilaçe

Hiqmu qafe, nuk të dua

s’meriton të flesh me mua

Jam e re, më zien gjaku

s’më ngop nepsi i një plaku

Ti je plak, të gjithë e dinë

s’ndizet zjarri pa benzinë!

*) Ka mendime se kjo poezi e nxehtë erotike mund të mos jetë e Çajupit, pasi nuk është përfshirë në veprën e tij të botuar. Më tepër ajo qarkullon në internet, ashtu siç qarkullojnë edhe një tufë vargëzimesh që i atribuuohen Nolit për disa karakteristika të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.

***

Kanë thënë për dashurinë…

Dashuria është histori në jetën e femrës, dhe episod në jetën e mashkullit

Madame de Staël

Të rinjtë mendojnë se vdiset me fashurinë e thyer; jo, me to jetohet deri në pleqërinë e thellë

M. Chevalier

Dhimbja sipërfaqësore dhe dashuria sipërfaqësore zgjatin, dashuritë e thella vriten nga intensiteti i tyre

O. Wide

Askush nuk mund të bëhet aq i huaj sa njeriu që keni dashur më shumë

E. M Remarque

Dashuria, kruarja dhe kolla nuk mund të fshihen

Proverb turk

Në dashuri komandon ai që dashuron më pak

E.d’Houndetor

Dashuria pushon të jetë kënaqësi, kur pushon të jetë fshehtësi

A.Bean

Dashuria është çështje e ndjenjave dhe jo e dëshirave.

I.Kant

Dshuria e parë është e rrezikshme kur është edhe e fundit

B. Nushiq

Jeta është lulja, kurse jeta nektari i saj

V.Hygo

Gabimet janë të mëdha, kur dashuria është e vogël

Proverb italian

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *