Andon Zako Çajupi, lindi në Sheper të Zagrisë më 27 mars 1866, vdiq më 11 korrik 1930, ishte poet i shquar, veprimtar patriot dhe demokrat revolucionar shqiptar. Në Zvicër kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Pastaj shkoi në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare. Patriotizmi i flaktë e nxori Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga Ahmet Zogu. Çajupi ka një krijimtari të pasur dhe të pastër letrare. Vepra më e madhe e tij është “Baba Tomorri”.
Dashuria
E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
tl pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftsua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin’ a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
——
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
—–
Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!
Le të fryjë er’ e ftohtë,
s’ka ç’më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.
Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor’ e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!
0 shokë, ç’u prish dynjaja
0 shokë, ç’u prish dynjaja
si për burra dhe për gra,
tani shitetë sevdaja,
mjer’ ai që s’ka para.
I pasur, të palltë varri,
ti që bleve dashurinë
dhe nuk e le si në pari,
të martë djalli shpirtinë!
Ndëgjoni, more të ri,
ndëgjoni dhe ju të ra:
duani atë që di,
jo atë që ka para.
Duani dhe vjershëtorë
barabar me perëndinë,
se rri me lule në dorë
edhe këndon dashurinë.
Kënga e kandarit*
Grua po prishet kandari
S’është me ai i pari
Që qëndronte ditë e natë
Gati si barut i thatë
Që punonte dimër e verë
Pa u lodhur asnjëherë
Që ishte i lehtë si fletë
Që mbante kryet përpjetë
Që turrej si trim në ballë
Që kapte zoçkën të gjallë
Kërkon belushka të ngrohta
Shijon shalushka të plota
Dhe me to sa guduliset
Fillon çelet kapardiset
Buçkoset e i qesh nuri
Edhe merr pamje prej burri
Pastaj fillon nga zanati
Si e ka bërë dhe i jati
Dhe rrëshqet vrull si ngjalë
Drejt vendlindjes nga ka dalë
Tani s’e di se çka pësuar
Herë herë rri menduar
Gjuetinë e ka rralluar
Se tani kjo pune e pati
u mplaka, me la takati
Të qaj hallin, xhan o grua
nuk ke faj që s’fle me mua
të jap fjalën, të betohem
se nesër do vizitohem
Preje burro, bëje paçe
s’vjen rinia me ilaçe
Hiqmu qafe, nuk të dua
s’meriton të flesh me mua
Jam e re, më zien gjaku
s’më ngop nepsi i një plaku
Ti je plak, të gjithë e dinë
s’ndizet zjarri pa benzinë!
*) Ka mendime se kjo poezi e nxehtë erotike mund të mos jetë e Çajupit, pasi nuk është përfshirë në veprën e tij të botuar. Më tepër ajo qarkullon në internet, ashtu siç qarkullojnë edhe një tufë vargëzimesh që i atribuuohen Nolit për disa karakteristika të krahinave të ndryshme të Shqipërisë.
***
Kanë thënë për dashurinë…
Dashuria është histori në jetën e femrës, dhe episod në jetën e mashkullit
Madame de Staël
Të rinjtë mendojnë se vdiset me fashurinë e thyer; jo, me to jetohet deri në pleqërinë e thellë
M. Chevalier
Dhimbja sipërfaqësore dhe dashuria sipërfaqësore zgjatin, dashuritë e thella vriten nga intensiteti i tyre
O. Wide
Askush nuk mund të bëhet aq i huaj sa njeriu që keni dashur më shumë
E. M Remarque
Dashuria, kruarja dhe kolla nuk mund të fshihen
Proverb turk
Në dashuri komandon ai që dashuron më pak
E.d’Houndetor
Dashuria pushon të jetë kënaqësi, kur pushon të jetë fshehtësi
A.Bean
Dashuria është çështje e ndjenjave dhe jo e dëshirave.
I.Kant
Dshuria e parë është e rrezikshme kur është edhe e fundit
B. Nushiq
Jeta është lulja, kurse jeta nektari i saj
V.Hygo
Gabimet janë të mëdha, kur dashuria është e vogël
Proverb italian