“Meqë s’më pyetët për fejesën, pyesni lagjen”- Dhe ndodhi ajo që ndodhi

Bledar Lumani

Vrasja e pesëfishtë e ndodhur ditën e djeshme në Suk të Fierit mund të ishte parandaluar.

Bashkëshortja e Bajram Vrapit, Afërdita, ia kishte fshehur armën atij, pas acarimit pse nuk e pyetën për fejesën e mbesës.

Por, më pasi ia kishte treguar se ku e kishte fshehur çiften, pasi mendonte se Bajrami ishte qetësuar.

Ajo thotë për “Panoramën”, se Bajrami i kishte kërcënuar dy vëllezërit një natë më parë, se do i vriste.

Sipas Afërditës, Bajrami ishte mërzitur pse nuk ishte pyetur për fejesën, meqë ishte xhaxhai i madh.

Debatin ata e kishin bërë që një natë më parë.

Bajrami ishte mërzitur pse nuk e kishin pyetur për fejesën.

Madje në nerva e sipër u kishte thënë vëllezërve se do i vriste.

Ndaj dhe unë ia fsheva armën.

E çova te shtëpia e vëllait tjetër.

Por, ai u qetësua dhe ia dhashë prapë”, rrëfen bashkëshortja e Bajramit.

Para krimit të rëndë, Bajrami iu drejtua kunatës së tij, “meqë s’më pyetët për fejesën, pyesni lagjen”./b.l

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *