Vrasja e pesëfishtë e ndodhur ditën e djeshme në Suk të Fierit mund të ishte parandaluar.
Bashkëshortja e Bajram Vrapit, Afërdita, ia kishte fshehur armën atij, pas acarimit pse nuk e pyetën për fejesën e mbesës.
Por, më pasi ia kishte treguar se ku e kishte fshehur çiften, pasi mendonte se Bajrami ishte qetësuar.
Ajo thotë për “Panoramën”, se Bajrami i kishte kërcënuar dy vëllezërit një natë më parë, se do i vriste.
Sipas Afërditës, Bajrami ishte mërzitur pse nuk ishte pyetur për fejesën, meqë ishte xhaxhai i madh.
“Debatin ata e kishin bërë që një natë më parë.
Bajrami ishte mërzitur pse nuk e kishin pyetur për fejesën.
Madje në nerva e sipër u kishte thënë vëllezërve se do i vriste.
Ndaj dhe unë ia fsheva armën.
E çova te shtëpia e vëllait tjetër.
Por, ai u qetësua dhe ia dhashë prapë”, rrëfen bashkëshortja e Bajramit.
Para krimit të rëndë, Bajrami iu drejtua kunatës së tij, “meqë s’më pyetët për fejesën, pyesni lagjen”./b.l