Media ruse, falje Holandës

editor

Tragjeditë ajrore kanë qenë në qendër të kronikave të gjithë botës gjatë këtyre ditëve. Krahas akuzave dhe hetimeve ende pa asnjë rezultat konkret, dhimbja më e madhe përjetohet nga familjarët e viktimave, të cilët nuk do të mund të kenë më pranë të afërmit e tyre.

Një ditë më parë mediat drejtuan projektorët e tyre në kortezhin e gjatë të makinave, të cilat transportonin arkivolet me trupat e hollandezëve që humbën jetën në aksidentin ajror të 17 korrikut në Ukrainë.

«Novaja Gazeta», një nga revistat më të njohura në Rusi i ka dedikuar kopertinën e saj pikërisht këtij kortezhi, me dixhiturën në shkronja të mëdha “Hollandë kërkojmë falje!”. Fotot e botuara në faqet e brendshme të saj tregojnë kortezhin mortor që u nis nga aeroporti i Eindhoven për të mbërritur në Hilversum, lokaliteti i përzgjedhur për identifikimin e tyre.

Kjo zgjedhje e revistës ruse është në të njëjtën vijë me akuzat e drejtuara Moskës nga pjesë të ndryshme të botës, në lidhje me dyshimet për mbështetjen e saj ndaj rebelëve ukrainas. Këta të fundit mbeten deri tani të akuzuarit e vetëm të tragjedisë ajrore që i mori jetën të gjithë udhëtarëve të fluturimit MH17.

Share This Article
5 Comments
  • Epo ushtaret hollandeze bashke me oficeret e tyre qe ishin caktuar nga Kombet e Bashkuara te mbronin popullsine myslymane te Srebenices, u larguan dhe e lejuan ushtrine serbe te therte me bajoneta 9,000 myslymane te Bosnjes ….

    …Dhe Hollanden as qe e breu ndergjegja aspak te kerkonte ndonje falje per kete krim monstruoz qe beri ….

  • ruset keshtu e kane te vrasin diten dhe te qajne naten ,,,putini e shkaterroi avionin me presidentin polonez dhe beri sikur ishte aksident ;;nje shok polonez me tregoi si e devijoi avionin nga pista civile dhe e coi ne pisten ushtarake per ta ;;;;;;dhe avionin hollandez putini ka dore me komunistet e ukraines ;;; cfare te presesh nga shefi i k g b ;;ruset jane akoma ne vitet 80 spiunojne boten dhe diktatura ne rusi nuk i lejojne gazetaret te shkruajne ;;; nuk ka opozite ;;;d me then fidel kastro ne europe ;;; sa per hollandezet ;;vlonjati ka te drejte ;;; ushtaret hollandeze i lane serbet te hypnin bosnjaket ne autobuza dhe i vrane ;;;dhe as nuk kerkuan falje botes ;;;prandaj mos e cani shume ;;; se kur vriten shqiptare asnje nuk e shqetesohet ;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *