Tragjeditë ajrore kanë qenë në qendër të kronikave të gjithë botës gjatë këtyre ditëve. Krahas akuzave dhe hetimeve ende pa asnjë rezultat konkret, dhimbja më e madhe përjetohet nga familjarët e viktimave, të cilët nuk do të mund të kenë më pranë të afërmit e tyre.
Një ditë më parë mediat drejtuan projektorët e tyre në kortezhin e gjatë të makinave, të cilat transportonin arkivolet me trupat e hollandezëve që humbën jetën në aksidentin ajror të 17 korrikut në Ukrainë.
«Novaja Gazeta», një nga revistat më të njohura në Rusi i ka dedikuar kopertinën e saj pikërisht këtij kortezhi, me dixhiturën në shkronja të mëdha “Hollandë kërkojmë falje!”. Fotot e botuara në faqet e brendshme të saj tregojnë kortezhin mortor që u nis nga aeroporti i Eindhoven për të mbërritur në Hilversum, lokaliteti i përzgjedhur për identifikimin e tyre.
Kjo zgjedhje e revistës ruse është në të njëjtën vijë me akuzat e drejtuara Moskës nga pjesë të ndryshme të botës, në lidhje me dyshimet për mbështetjen e saj ndaj rebelëve ukrainas. Këta të fundit mbeten deri tani të akuzuarit e vetëm të tragjedisë ajrore që i mori jetën të gjithë udhëtarëve të fluturimit MH17.
Per fat te mire ne Rusi nuk ka vetem kriminela, por ka edhe njeres.
Ndersa ketu tek ne ka vetem njerez ose maloke…
Epo ushtaret hollandeze bashke me oficeret e tyre qe ishin caktuar nga Kombet e Bashkuara te mbronin popullsine myslymane te Srebenices, u larguan dhe e lejuan ushtrine serbe te therte me bajoneta 9,000 myslymane te Bosnjes ….
…Dhe Hollanden as qe e breu ndergjegja aspak te kerkonte ndonje falje per kete krim monstruoz qe beri ….
deri kur do vazhdoni me lajme te fabrikuara dhe me propagande e dashur dita ?
ruset keshtu e kane te vrasin diten dhe te qajne naten ,,,putini e shkaterroi avionin me presidentin polonez dhe beri sikur ishte aksident ;;nje shok polonez me tregoi si e devijoi avionin nga pista civile dhe e coi ne pisten ushtarake per ta ;;;;;;dhe avionin hollandez putini ka dore me komunistet e ukraines ;;; cfare te presesh nga shefi i k g b ;;ruset jane akoma ne vitet 80 spiunojne boten dhe diktatura ne rusi nuk i lejojne gazetaret te shkruajne ;;; nuk ka opozite ;;;d me then fidel kastro ne europe ;;; sa per hollandezet ;;vlonjati ka te drejte ;;; ushtaret hollandeze i lane serbet te hypnin bosnjaket ne autobuza dhe i vrane ;;;dhe as nuk kerkuan falje botes ;;;prandaj mos e cani shume ;;; se kur vriten shqiptare asnje nuk e shqetesohet ;;;