Një prift polak thotë se një shpirt djallëzor po i dërgon mesazhe kërcënuese në celular pasi u përpoq të kryente ekzorcizëm ndaj një vajze adoleshente. At Marian Rajchel nga Jarosllava është shprehur se fakti që shpirti i keq po e ngacmon me mesazhe në celular, tregon se eksorcizmi i tij nuk ka dhënë rezultat. “Ai që më dërgon mesazhe është një shpirt djallëzor që ka pushtuar vajzën”, tha prifti për mediat lokale duke shtuar se djalli dhe ndjekësit e tij e përdorin shumë mirë teknologjinë moderne.“Në shumicën e rasteve, pronarët e celularëve nuk e dinë që po përdoren dhe ky është një rast i tillë. Në njërin nga mesazhet që kam marrë shkruhet: “Ajo nuk do të çlirohet. Ajo është prona ime. Cdo njeri që lutet për të, do të vdesë!” Më pas, më shau duke më quajtur një prift idiot”, tha Rajchel.“Është e padiskutueshme që kjo vajzë e re është pushtuar dhe ka nevojë për ndihmë”, shtoi prifti.

do te jete sali berisha
Ha…ha…ha… thuja ketij priftit polak sepse valle e shpeton vertet ate vajzen , pasi te vije nja gjysem ore ne Tirane !
hahahaha i madh Lali
Po nuk besoj ti shkruj Sala vete –ja ka lene Shaban Memise ate pune ..lol
Hahahahahahahahahaha o Lali hahahahaha cma zbukurove diten se do qesh deri neser !hahahahah…….