“Djalli po më dërgon mesazhe në celular”

Ornela

Një prift polak thotë se një shpirt djallëzor po i dërgon mesazhe kërcënuese në celular pasi u përpoq të kryente ekzorcizëm ndaj një vajze adoleshente. At Marian Rajchel nga Jarosllava është shprehur se fakti që shpirti i keq po e ngacmon me mesazhe në celular, tregon se eksorcizmi i tij nuk ka dhënë rezultat. “Ai që më dërgon mesazhe është një shpirt djallëzor që ka pushtuar vajzën”, tha prifti për mediat lokale duke shtuar se djalli dhe ndjekësit e tij e përdorin shumë mirë teknologjinë moderne.“Në shumicën e rasteve, pronarët e celularëve nuk e dinë që po përdoren dhe ky është një rast i tillë. Në njërin nga mesazhet që kam marrë shkruhet: “Ajo nuk do të çlirohet. Ajo është prona ime. Cdo njeri që lutet për të, do të vdesë!” Më pas, më shau duke më quajtur një prift idiot”, tha Rajchel.“Është e padiskutueshme që kjo vajzë e re është pushtuar dhe ka nevojë për ndihmë”, shtoi prifti.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *