Opozita ka nisur të investohet në një mit të ri akuze: humbja e 3 miliardë dollarëve nga marrëveshja e qeverisë me çekët e ÇEZ-it. Nëse do ishte vërtet kështu, kreu zyrtar i saj Lulzim Basha nuk do dilte i vetëm për ta denoncuar, por do shoqërohej nga ekspertë në partinë e tij, të cilët do e kishin zbërthyer paq grabitjen, siç emërtohet kështu, me qëllim që efekti nxirrosës të jetë sa më i fortë. Si gjithnjë, premtohet se në ditët e ardhshme do bëhen publike të dhëna të tjera kompromentuese, ose në “kohën e duhur”, nëse huazohet Berisha, për një kohë që kurrë nuk vjen si e duhur në çdo akuzë që ngrihet. Dokumenti ku është marrë shifra e 3 miliardw dollarëve (që janë asete të kompanisë), është legal; nuk është se është mbajtur fshehur, e më pas gjetur nga forca opozitare; por është zgjedhur t`i bëhet një lexim ndryshe. Ngjan krejt me atë rastin e dokumentit të SHISH-it mbi dyshimet se në Gjadër bëhej trafik droge, i cili ndodhej si në duart e opozitës e si të mazhorancës, por lexohej ndryshe nga dy palët. Me këtë (a)logjikë, i bie që të ngrihet dikush nga opozita e të akuzojë LSI-në, se në rradhët e saj ka elementë të dyshuar si të lidhur me ISIS-in në Siri: Ylli Manjani, pas deklarimit se për supergrabitjen në Bankën e Shqipërisë, duhen prerë koka!
P.S. Nëse një ditë do zhvillohej ndonjë festival ndërkombëtar i mjeshtrisë së sajimit të akuzave, pa dyshim që Shqipëria do zinte vendin e parë; kjo, falë shkollës së PD-së. Deviza arsimore e kësaj shkollë është: “Nuk duhet shumë shkollë për të ngritur një akuzë; mjaft të kesh dëshirë, pasion, vullnet dhe këmbëngulje!” / E.H.

Ty vetem Gita te vjen hakesh mor kryetar pa bythe si the Mero Baze.
futeni ne burg legenin
Eshte si ajo akuza qe beri Sala para pak muajsh se qeveria Shqiotare ka thyer embargon e naftes me Iranin duke blere nafte nga Irani por e mbylli gojen dhe su nde me kur doli me dokumenta se keto blerje nafte ishin bere ne kohen e qeverisjes te PD.
Keta jane “ebola” e ketij vendi, virusi qe nuk ka vaksine ,as lilaç sherimi, prandaj 23 qershori qe alarmi per t’u ruajtur nga ky lloj infektimi.Ky virus vjen nga qelbi i plageve te shpellareve qe vuanin keq nga autizmi,kishin mendjen e shpirtin tek komunizmi.Fantazmagoria e tyre doli rrugeve e shesheve nga shterzimi me disa ulerima demokratizmi.Salariu,kryeuleritsi i shpellave, solli “demokracine” e mandates dhe si nje gjarper i zi poshte rrases shperndau helmin me lakuriqte e nates.Eshte kunder çdo lloj gjeje te mire ne kete bote qe kane bere e bejne te tjeret, eshte ne mbrojtje te çdo poshtersie qe ka bere dhe ben qe ky vend te lihet ne terret, qe te kete duaret e lira per te vrare e per te vjedhur. Keta jane pangopesia e vesit, e genjeshtres, e shpifjes, e vjedhjes e vrasjes, e skllaverimit dhe e çorganizmit te organizuar qe provuan nen sundimin e tyre njerezit.Genjejne dhe vetem genjejne se me mendjen e tyre çatalle shpresojne se nga marrezia e tyre diçka ka per te mbetur.Genjeshtra dhe shpifja e tyre kane ndotur çdo qelize te jetes, pas shitjes se detit, ne emer te drejtave te minoritetit, duan te marrin ca para prej grekut.Per rindarjen administrative u perdor mospjesemarrja sepse duhej bere prej tyre ajo qe nuk duhej bere, duhej mbajtur iso-ja e zakonshme me duetin e korit grek “dule-bollano”,ne çeshtjen “Himara”,sepse duheshin mbajtur ca bejlere komunash ne shpate dhe perrenj ku nuk shihej dielli, as hena, prandaj ketyre shpellareve u duhet vene kufiri tek thana.