SHËNIM: PD, edhe “si shkollë akuze”, me devizën: “Akuza nuk do shumë shkollë!”

anazapta

Opozita ka nisur të investohet në një mit të ri akuze: humbja e 3 miliardë dollarëve nga marrëveshja e qeverisë me çekët e ÇEZ-it.  Nëse do ishte vërtet kështu, kreu zyrtar i saj Lulzim Basha nuk do dilte i vetëm për ta denoncuar, por do shoqërohej nga ekspertë në partinë e tij, të cilët do e kishin zbërthyer paq grabitjen, siç emërtohet kështu, me qëllim që efekti nxirrosës të jetë sa më i fortë. Si gjithnjë, premtohet se në ditët e ardhshme do bëhen publike të dhëna të tjera kompromentuese, ose në “kohën e duhur”, nëse huazohet Berisha, për një kohë që kurrë nuk vjen si e duhur në çdo akuzë që ngrihet. Dokumenti ku është marrë shifra e 3 miliardw dollarëve (që janë asete të kompanisë), është legal; nuk është se është mbajtur fshehur, e më pas gjetur nga forca opozitare; por është zgjedhur t`i bëhet një lexim ndryshe. Ngjan krejt me atë rastin e dokumentit të SHISH-it mbi dyshimet se në Gjadër bëhej trafik droge, i cili ndodhej si në duart e opozitës e si të mazhorancës, por lexohej ndryshe nga dy palët. Me këtë (a)logjikë, i bie që të ngrihet dikush nga opozita e të akuzojë LSI-në, se në rradhët e saj ka elementë të dyshuar si të lidhur me ISIS-in në Siri: Ylli Manjani, pas deklarimit se për supergrabitjen në Bankën e Shqipërisë, duhen prerë koka!

P.S. Nëse një ditë do zhvillohej ndonjë festival ndërkombëtar i mjeshtrisë së sajimit të akuzave, pa dyshim që Shqipëria do zinte vendin e parë; kjo, falë shkollës së PD-së. Deviza arsimore e kësaj shkollë është: “Nuk duhet shumë shkollë për të ngritur një akuzë; mjaft të kesh dëshirë, pasion, vullnet dhe këmbëngulje!”     / E.H.

Share This Article
4 Comments
  • Eshte si ajo akuza qe beri Sala para pak muajsh se qeveria Shqiotare ka thyer embargon e naftes me Iranin duke blere nafte nga Irani por e mbylli gojen dhe su nde me kur doli me dokumenta se keto blerje nafte ishin bere ne kohen e qeverisjes te PD.

  • Keta jane “ebola” e ketij vendi, virusi qe nuk ka vaksine ,as lilaç sherimi, prandaj 23 qershori qe alarmi per t’u ruajtur nga ky lloj infektimi.Ky virus vjen nga qelbi i plageve te shpellareve qe vuanin keq nga autizmi,kishin mendjen e shpirtin tek komunizmi.Fantazmagoria e tyre doli rrugeve e shesheve nga shterzimi me disa ulerima demokratizmi.Salariu,kryeuleritsi i shpellave, solli “demokracine” e mandates dhe si nje gjarper i zi poshte rrases shperndau helmin me lakuriqte e nates.Eshte kunder çdo lloj gjeje te mire ne kete bote qe kane bere e bejne te tjeret, eshte ne mbrojtje te çdo poshtersie qe ka bere dhe ben qe ky vend te lihet ne terret, qe te kete duaret e lira per te vrare e per te vjedhur. Keta jane pangopesia e vesit, e genjeshtres, e shpifjes, e vjedhjes e vrasjes, e skllaverimit dhe e çorganizmit te organizuar qe provuan nen sundimin e tyre njerezit.Genjejne dhe vetem genjejne se me mendjen e tyre çatalle shpresojne se nga marrezia e tyre diçka ka per te mbetur.Genjeshtra dhe shpifja e tyre kane ndotur çdo qelize te jetes, pas shitjes se detit, ne emer te drejtave te minoritetit, duan te marrin ca para prej grekut.Per rindarjen administrative u perdor mospjesemarrja sepse duhej bere prej tyre ajo qe nuk duhej bere, duhej mbajtur iso-ja e zakonshme me duetin e korit grek “dule-bollano”,ne çeshtjen “Himara”,sepse duheshin mbajtur ca bejlere komunash ne shpate dhe perrenj ku nuk shihej dielli, as hena, prandaj ketyre shpellareve u duhet vene kufiri tek thana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *