SHËNIM: Sa dhe për çfarë vlejnë 300 ditët e opozitës?!

anazapta

Ashtu siç janë 300 ditët e qeverisjes për bilanc, janë po ashtu dhe 300 ditët e opozitës. Dhe pas afro një viti, asgjë nuk bën përshtypje më të madhe sesa fakti se përse Berisha është dorëhequr?! Si për të, si për Bashën, si për PD-në, si për anëtarësinë e partisë dhe militantët e saj, si për vetë qeverisjen e të gjithë ne që jetojmë në këtë vend, shumë më mirë do ishte që ai të vijonte ta drejtonte partinë, siç e ka drejtuar dhe e drejton, duke mbetur dhe në atë pozitë zyrtare që e ka patur në 23 vjet si lider i pakonkurrueshëm e padiskutueshëm. Më mirë një realitet i zymtë por i vërtetë, sesa një realitet teatral, i gënjeshtërt dhe i aktruar shëmtueshëm.

Kur deklaroi solemnisht dorëheqjen, një masë njerëzish morrën frymë të lehtësuar, pasi menduan aty për aty se do çliroheshin më në fund nga një peshë e rëndë psikologjike prej dominancës së tij shumëpërmasore në jetët e tyre (përfshirë dhe periudhën e pushimeve, me atë rekordin e famshëm të llokoçitjes në ujë); ndërsa një masë tjetër u shkrinë në vaj, me lot e qyre (u përlot dhe vetë ai), pasi menduan se ai nuk mundi të jetojë sa malet…në politikë, siç e kishin uruar e siç ua kishte dashur nga zemra. Por si gëzimi e si dhimbja, u fashitën ditë më pas, ku lotët e thanë e ajo gojë e mekur për disa çaste, nisi të mitralonte pa pushim e plot diktat. Një bilanc për PD-në, nuk vlen se ç`bëri mirë apo keq në 300 ditë, por në sa prej tyre arriti të ekzistojë dhe frymojë pa Berishën. Përfundimet nxirrini vetë…../ E.H.

Share This Article
5 Comments
  • Doreheqja e Berishes evitoi nevojen e nje analize, te nje vet kritike dhe te nje korigjimi te brendshem. Pra Berisha ndoshta e beri ate qe beri per te mos lejuar reformimin e PD-se.
    Dhe ai ngelet i vetmi yll ndricues dhe udherrefyes ne qiellin e ngushte te PD-se.

  • Vazhdoni lepijini BYTHEN Rames me shoke….! Nuk ka asnje problem se ilacet jane shtrenjtuar,s’ka problem se vazhdon pagesa nen dore e mjekeve dhe infermiereve,nuk ka problem se vdesin njerez se nuk kane para per te bere operacon,ore nuk ka asnje problem!! Te rrojeee Partiaaa. TURP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *