Ashtu siç janë 300 ditët e qeverisjes për bilanc, janë po ashtu dhe 300 ditët e opozitës. Dhe pas afro një viti, asgjë nuk bën përshtypje më të madhe sesa fakti se përse Berisha është dorëhequr?! Si për të, si për Bashën, si për PD-në, si për anëtarësinë e partisë dhe militantët e saj, si për vetë qeverisjen e të gjithë ne që jetojmë në këtë vend, shumë më mirë do ishte që ai të vijonte ta drejtonte partinë, siç e ka drejtuar dhe e drejton, duke mbetur dhe në atë pozitë zyrtare që e ka patur në 23 vjet si lider i pakonkurrueshëm e padiskutueshëm. Më mirë një realitet i zymtë por i vërtetë, sesa një realitet teatral, i gënjeshtërt dhe i aktruar shëmtueshëm.
Kur deklaroi solemnisht dorëheqjen, një masë njerëzish morrën frymë të lehtësuar, pasi menduan aty për aty se do çliroheshin më në fund nga një peshë e rëndë psikologjike prej dominancës së tij shumëpërmasore në jetët e tyre (përfshirë dhe periudhën e pushimeve, me atë rekordin e famshëm të llokoçitjes në ujë); ndërsa një masë tjetër u shkrinë në vaj, me lot e qyre (u përlot dhe vetë ai), pasi menduan se ai nuk mundi të jetojë sa malet…në politikë, siç e kishin uruar e siç ua kishte dashur nga zemra. Por si gëzimi e si dhimbja, u fashitën ditë më pas, ku lotët e thanë e ajo gojë e mekur për disa çaste, nisi të mitralonte pa pushim e plot diktat. Një bilanc për PD-në, nuk vlen se ç`bëri mirë apo keq në 300 ditë, por në sa prej tyre arriti të ekzistojë dhe frymojë pa Berishën. Përfundimet nxirrini vetë…../ E.H.

KETE GLOZHENIN CFAR E LIDH ME PD?! ME DUKET SE KA NGATRUAR DER
..??!!
Doreheqja e Berishes evitoi nevojen e nje analize, te nje vet kritike dhe te nje korigjimi te brendshem. Pra Berisha ndoshta e beri ate qe beri per te mos lejuar reformimin e PD-se.
Dhe ai ngelet i vetmi yll ndricues dhe udherrefyes ne qiellin e ngushte te PD-se.
EH je shume i lodhur vella ik mer ca dite pushime se nuk po qullos asgje?
Vazhdoni lepijini BYTHEN Rames me shoke….! Nuk ka asnje problem se ilacet jane shtrenjtuar,s’ka problem se vazhdon pagesa nen dore e mjekeve dhe infermiereve,nuk ka problem se vdesin njerez se nuk kane para per te bere operacon,ore nuk ka asnje problem!! Te rrojeee Partiaaa. TURP