Pasdite në Top Channel do të jetë një emision që i përket së shkuarës, të paktën ai nuk do të drejtohet më nga moderatorja Ulpiana Lama edhe nëse do të vazhdojë. Vetë gazetarja ka njoftuar se ndihet e konsumuar dhe do t’i japë fund këtë emisioni. “Pas 500 emisionesh, 900 orësh transmetim, përmbi 4 mijë të ftuar, 600 orë grim (femrat e dinë ç’do të thotë!), unë e mbylla projektin “Pasdite në Top Channel”. Një emision i përditshëm është konsum i madh. Kush thotë të kundërtën, gënjen ose vetëmashtrohet. Televizionin e dua, nga TV kam nisur, ka qenë puna ime e parë. Mirëpo jam në gjendje ta shoh me realizëm, pa iluzion. Tani do t’i kushtohem mësimdhënies, botimeve si dhe zhvillimit të një projekti televiziv të përjavshëm. Sa i takon “Pasdites”, në dy vite jemi parë thuajse përditë. Ju jam mirënjohëse për dashurinë dhe besimin e dhënë, publikut që e ka ndjekur “Pasditen” rregullisht nga ekrani. Nuk shqetësohem për fatin e “Pasdites”, sepse jam e sigurt që ky emision, si çdo prodhim tjetër i “Top Channel”, është i bërë me shumë dashuri e përkushtim nga një staf i mrekullueshëm”, shkruan Ulpiana për miqtë e saj në Facebook. I urojmë suksese Ulpianës në zgjedhjet e reja dhe i themi të rigjenerojë sa më shumë energji për të kaluar konsumin e “Pasdites”.

Pune e madhe per kete sorren e TCH, nuk besoj se iken Ulpiana Lama dhe ne kete televizion shuhet gjitheshka.
Ulpjanen ishte knaqsi me e ndjek.
Grue e pregatin nga ana profesionale dhe shum e perkushtume me te ftumit ne studjo.
Ajo ka dhan shpirtin dhe mendjen e saj dhe sinqeritetin njerzor ne çdo emisjon.
Ulpjana ishte knaqsi me pa qe miresia egziston,je nji zonje ne kuptimin e vertet te llafit
Un te due shum.
I WILL MISS YOU
provo te punosh tek fabrika e kepuceve per fasonet me 120 mije leke te vjetra dhe do çlodhesh e do kthehesh fringo e re,jo vetem Pasdite,por edhe Paradite.
More zoteri, ju ne Shqiperi ju eshte prish mendja. Si kapni nje pune, vetem me pushke a me protesta ju heqin. Shih Fullanin. Shih Berishen. Shih…dreq e te bir. Respekt zonja Lama. Ka njerez qe dun me qene, ka njerez qe jane. Ti je. E mire, e zonja, e drejtperdrejte
Ketij televizioni te gjith ei ikin. nuk eshte ndonje gje e re. Titull dashakeqes dhe abuziv si cdo here e cdo gje tjeter ne gazetat shqiptare.
Ka patur nje emision te kendshem te pasdites. Gazetare mjaft e preferuar te pakten per mua. Urime per ndonje projekt tjeter televiziv. Njerezit qe punojne e meritojne respektin.
na ke dhene kenaqsi estetike shpirtrore intelektuale..faleminderit ulpiana lama.
dua gjithmon te mendoj ne menyre pozitive per nje njeri tjeter po aq te mire qe do te zevendesoj.
faleminderit
Delirante … Cope mishi …. Gafa pa fund
Me kujtohet kur ishte ne nje lidhje direkte me nje polumbar , qe po kerkonin trupin a nje djali te mbytur …. Dhe pyetja idiote ishte :
– me falni , po ju dini not?
dhe ai me habi u pergjigj
– po sigurisht qe po
E kam pa ate emision. Ishin forca te shpetimit, vetem me lidhje telefonike, nuk shiheshin, ne fund u prezantu zoteria. Nuk u mor vesh qe ne fillim ca ishte se lidhja u be aty per aty. Mos abuzo. Cik respekt per veten, mos rrej kaq rond
Flirtuese e paskrupullt … Me shume fliste ajo se te ftuarit . Pa lidhje fare me televizionin . Me ca grimasa qe te peshtiroseshin . E padurueshme
Nuk i ka ecur Topit asnjehere me keto te emisionit te pasdites
Ajo genta Popa , te hapte barkun , fluturonte nga tema pa lidhje
Ajo Burgjia mesonte skenarin permendesh
Ty Pupa te pelqen Laja po ate e kam zon vete. Laja eshte alamet femre per ty, te shef drejt e ne sy, i ka krahet me muskuj dhe komet me lesh. Floket nuk i kref ndonjehere dhe zonin e ka si trim. Kjo Ulpiana se ku ka marr shembull nga femrat e kapitallizmit si Sofia loren, Rafaela Kara , Mara Venier . Sot e kesaj dite nuk dorezohen keto te ‘peshtira’ dhe flirtojne e flirtojne
Normal qe konsumohesh ,e ke bere shume mire Ulpiane!
Pupa
E ke qarë fare.Më vinte për të vjellë nga drejtimi i Ulpianës,por e dëgjoja vetëm për gafat.Sa fillonte të jepte mendimin i ftuari fillonte mode-torra e ia kepuste ” kodra pas bregut”
Meriton respekt vendimi i Znj Ulpiana Lama,megjithse personalisht do te deshiroja qe ajo te vazhdonte drejtimin e emisionit te Pasdites ne Top Chanel.Une jam nje simpatizant i kesaj moderatoreje nga me profesionistet e Medias Vizive ne Shqiperi.Por siç thote dhe nje fjale gjermane “Man soll aufhören, wenn es am schönsten ist .e perkthyer ne kete rast,..Duhet me ndalu, ne momentin e pershtatshem.Secili nga emisionet e saj kishte komunikime te perzemerta dhe njerzore.Ajo ka aftesine ta bente te ftuarin ne studio te ndihej i lire si ne nje shoqeri miqsh te vjeter.Suksese ne projektet e ardhshme.Pershendetje nga Gjermania
Dhe ai tha: ka njerez qe do me adhurojne, te tjere qe do me urrejne por te gjithe do mesojne per mua. Zonja Lama nuk te le indiferente. That’s quite something!
Ishte shume e zonja ,e ndiqja emisionin me kenaqesi.Para Z.Ulpiana ka qene nje vajze,kot fare .kur erdhi Z.Ulpiana u be mjaft terheqes emisioni.I uroj suksese kudo qe te jete.
E ngriti emisionin ne kualitet shume te larte komunikimi Gjithmone life dhe ju dashkeni precizione ju te persosurit qe nuk beni kurre gafa .Investoi ne ate televizion e i nderoi profilin emisionit e beri me argetues me te qeshurat e lirshmerin e saj natyrale .Flirtonte me veten se e ka te shoqin 2m djale .Flirtonte me fjalen artistike per te cilen eshte nje mjeshtre e publicistikes .Nje kapacitet i mbikualifikuar per ate target emisioni U largua me deshire e jo si ca qe nuk shkulen nga karriget se eshte qytetare dhe fisnike ,Ndihmon cdo njeri dhe ka nje zemer te madhe humane Turp gjithe komentuesve me negativitet pa u thelluar Suksese Moj vajze e palodhur Suksese Ulpiana
E ngriti emisionin ne kualitet shume te larte komunikimi Gjithmone live dhe ju dashkeni precizione, ju te persosurit qe nuk beni kurre gafa .Investoi ne ate televizion e i nderoi profilin emisionit e beri me argetues me te qeshurat e lirshmerin e saj natyrale ..Flirtonte me fjalen artistike per te cilen eshte nje mjeshtre e publicistikes .Nje kapacitet i mbikualifikuar per ate target emisioni U largua me deshire e jo si ca qe nuk shkulen nga karriget se eshte qytetare dhe fisnike ,Ndihmon cdo njeri dhe ka nje zemer te madhe humane Turp gjithe komentuesve me negativitet pa u thelluar Suksese Moj vajze e palodhur Suksese Ulpiana