Ulpiana konsumohet dhe ikën nga TCH

anazapta

Pasdite në Top Channel do të jetë një emision që i përket së shkuarës, të paktën ai nuk do të drejtohet më nga moderatorja Ulpiana Lama edhe nëse do të vazhdojë. Vetë gazetarja ka njoftuar se ndihet e konsumuar dhe do t’i japë fund këtë emisioni. “Pas 500 emisionesh, 900 orësh transmetim, përmbi 4 mijë të ftuar, 600 orë grim (femrat e dinë ç’do të thotë!), unë e mbylla projektin “Pasdite në Top Channel”. Një emision i përditshëm është konsum i madh. Kush thotë të kundërtën, gënjen ose vetëmashtrohet. Televizionin e dua, nga TV kam nisur, ka qenë puna ime e parë. Mirëpo jam në gjendje ta shoh me realizëm, pa iluzion. Tani do t’i kushtohem mësimdhënies, botimeve si dhe zhvillimit të një projekti televiziv të përjavshëm. Sa i takon “Pasdites”, në dy vite jemi parë thuajse përditë. Ju jam mirënjohëse për dashurinë dhe besimin e dhënë, publikut që e ka ndjekur “Pasditen” rregullisht nga ekrani. Nuk shqetësohem për fatin e “Pasdites”, sepse jam e sigurt që ky emision, si çdo prodhim tjetër i “Top Channel”, është i bërë me shumë dashuri e përkushtim nga një staf i mrekullueshëm”, shkruan Ulpiana për miqtë e saj në Facebook. I urojmë suksese Ulpianës në zgjedhjet e reja dhe i themi të rigjenerojë sa më shumë energji për të kaluar konsumin e “Pasdites”.

Share This Article
18 Comments
  • Pune e madhe per kete sorren e TCH, nuk besoj se iken Ulpiana Lama dhe ne kete televizion shuhet gjitheshka.

    • Ulpjanen ishte knaqsi me e ndjek.
      Grue e pregatin nga ana profesionale dhe shum e perkushtume me te ftumit ne studjo.
      Ajo ka dhan shpirtin dhe mendjen e saj dhe sinqeritetin njerzor ne çdo emisjon.
      Ulpjana ishte knaqsi me pa qe miresia egziston,je nji zonje ne kuptimin e vertet te llafit
      Un te due shum.
      I WILL MISS YOU

  • provo te punosh tek fabrika e kepuceve per fasonet me 120 mije leke te vjetra dhe do çlodhesh e do kthehesh fringo e re,jo vetem Pasdite,por edhe Paradite.

    • More zoteri, ju ne Shqiperi ju eshte prish mendja. Si kapni nje pune, vetem me pushke a me protesta ju heqin. Shih Fullanin. Shih Berishen. Shih…dreq e te bir. Respekt zonja Lama. Ka njerez qe dun me qene, ka njerez qe jane. Ti je. E mire, e zonja, e drejtperdrejte

  • Ketij televizioni te gjith ei ikin. nuk eshte ndonje gje e re. Titull dashakeqes dhe abuziv si cdo here e cdo gje tjeter ne gazetat shqiptare.

  • Ka patur nje emision te kendshem te pasdites. Gazetare mjaft e preferuar te pakten per mua. Urime per ndonje projekt tjeter televiziv. Njerezit qe punojne e meritojne respektin.

  • na ke dhene kenaqsi estetike shpirtrore intelektuale..faleminderit ulpiana lama.
    dua gjithmon te mendoj ne menyre pozitive per nje njeri tjeter po aq te mire qe do te zevendesoj.
    faleminderit

  • Delirante … Cope mishi …. Gafa pa fund
    Me kujtohet kur ishte ne nje lidhje direkte me nje polumbar , qe po kerkonin trupin a nje djali te mbytur …. Dhe pyetja idiote ishte :
    – me falni , po ju dini not?
    dhe ai me habi u pergjigj
    – po sigurisht qe po

    • E kam pa ate emision. Ishin forca te shpetimit, vetem me lidhje telefonike, nuk shiheshin, ne fund u prezantu zoteria. Nuk u mor vesh qe ne fillim ca ishte se lidhja u be aty per aty. Mos abuzo. Cik respekt per veten, mos rrej kaq rond

  • Flirtuese e paskrupullt … Me shume fliste ajo se te ftuarit . Pa lidhje fare me televizionin . Me ca grimasa qe te peshtiroseshin . E padurueshme
    Nuk i ka ecur Topit asnjehere me keto te emisionit te pasdites
    Ajo genta Popa , te hapte barkun , fluturonte nga tema pa lidhje
    Ajo Burgjia mesonte skenarin permendesh

    • Ty Pupa te pelqen Laja po ate e kam zon vete. Laja eshte alamet femre per ty, te shef drejt e ne sy, i ka krahet me muskuj dhe komet me lesh. Floket nuk i kref ndonjehere dhe zonin e ka si trim. Kjo Ulpiana se ku ka marr shembull nga femrat e kapitallizmit si Sofia loren, Rafaela Kara , Mara Venier . Sot e kesaj dite nuk dorezohen keto te ‘peshtira’ dhe flirtojne e flirtojne

  • Pupa
    E ke qarë fare.Më vinte për të vjellë nga drejtimi i Ulpianës,por e dëgjoja vetëm për gafat.Sa fillonte të jepte mendimin i ftuari fillonte mode-torra e ia kepuste ” kodra pas bregut”

  • Meriton respekt vendimi i Znj Ulpiana Lama,megjithse personalisht do te deshiroja qe ajo te vazhdonte drejtimin e emisionit te Pasdites ne Top Chanel.Une jam nje simpatizant i kesaj moderatoreje nga me profesionistet e Medias Vizive ne Shqiperi.Por siç thote dhe nje fjale gjermane “Man soll aufhören, wenn es am schönsten ist .e perkthyer ne kete rast,..Duhet me ndalu, ne momentin e pershtatshem.Secili nga emisionet e saj kishte komunikime te perzemerta dhe njerzore.Ajo ka aftesine ta bente te ftuarin ne studio te ndihej i lire si ne nje shoqeri miqsh te vjeter.Suksese ne projektet e ardhshme.Pershendetje nga Gjermania

  • Dhe ai tha: ka njerez qe do me adhurojne, te tjere qe do me urrejne por te gjithe do mesojne per mua. Zonja Lama nuk te le indiferente. That’s quite something!

  • Ishte shume e zonja ,e ndiqja emisionin me kenaqesi.Para Z.Ulpiana ka qene nje vajze,kot fare .kur erdhi Z.Ulpiana u be mjaft terheqes emisioni.I uroj suksese kudo qe te jete.

  • E ngriti emisionin ne kualitet shume te larte komunikimi Gjithmone life dhe ju dashkeni precizione ju te persosurit qe nuk beni kurre gafa .Investoi ne ate televizion e i nderoi profilin emisionit e beri me argetues me te qeshurat e lirshmerin e saj natyrale .Flirtonte me veten se e ka te shoqin 2m djale .Flirtonte me fjalen artistike per te cilen eshte nje mjeshtre e publicistikes .Nje kapacitet i mbikualifikuar per ate target emisioni U largua me deshire e jo si ca qe nuk shkulen nga karriget se eshte qytetare dhe fisnike ,Ndihmon cdo njeri dhe ka nje zemer te madhe humane Turp gjithe komentuesve me negativitet pa u thelluar Suksese Moj vajze e palodhur Suksese Ulpiana

  • E ngriti emisionin ne kualitet shume te larte komunikimi Gjithmone live dhe ju dashkeni precizione, ju te persosurit qe nuk beni kurre gafa .Investoi ne ate televizion e i nderoi profilin emisionit e beri me argetues me te qeshurat e lirshmerin e saj natyrale ..Flirtonte me fjalen artistike per te cilen eshte nje mjeshtre e publicistikes .Nje kapacitet i mbikualifikuar per ate target emisioni U largua me deshire e jo si ca qe nuk shkulen nga karriget se eshte qytetare dhe fisnike ,Ndihmon cdo njeri dhe ka nje zemer te madhe humane Turp gjithe komentuesve me negativitet pa u thelluar Suksese Moj vajze e palodhur Suksese Ulpiana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *