Gjendet i vrarë një prej grabitësve në Dibër të Madhe, mund të jetë një nga “babagjyshët” e TEG

anazapta

Gjendet i vrarë në një automjet një nga shqiptarët që dyshohet se është i përfshirë në grabitje të argjendarive në Dibrën e Madhe, Maqedoni, pak ditë më parë. Sipas mediave, mësohet se Miljan Elezi, 35 vjeç, nga Elbasani, është gjetur i pajetë në mjetin “Land Rover”, pranë kufirit dhe me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Nuk dihet nëse Elezi është eliminuar nga shokët e tij në rivalitet për të fituar më shumë apo në përpjekje me policinë. Grabitja ndodhi më 29 korrik, ku 6 shqiptarë grabitën dy dyqane bizhuterie, me dëm deri në 500 mijë euro.

Ndërkohë, mënyra e grabitjes dhe objektivi i zgjedhur (argjendari) kanë çuar në dyshime të forta se grupi të cilit i përkiste Elezi mund të ketë qenë i njëjti që kreu grabitjen spektakolare në një nga argjendaritë e TEG-ut, në fund të 2013-s, në Tiranë. Grabitja e kryer nga një grup prej katër personash të veshur si babagjyshët e vitit të ri, pikërisht në ditën e fundit të 2013-s, u pasua nga një tjetër grabitje pothuajse identike në Prizren, disa ditë më pas.

Sipas burimeve pranë uniformave blu,  policitë e dy vendeve (shqiptare dhe maqedonase) po shkëmbejnë informacione lidhur me këto dyshime.

 

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *