Fajtorët kryesorë “rrojnë e mbretërojnë”

anazapta

  Letër e nënshkruar në DITA

Natyrisht që kur plas një skandal, në institucionin që drejton kushdo titullar në botë jep dorëheqjen, si një akt moral që flet për ndërgjegjen dhe shkallën e përgjegjësisë që ndjen personi i ngarkuar me një detyrë drejtuese. Por a i kanë këto cilësi morale drejtuesit, titullarët, deputetët apo politikanët shqiptarë? Deri më sot kanë plasur shumë skandale e bëma. Fajtorët kryesorë jo vetëm që nuk janë dënuar, por akoma “rrojnë e mbretërojnë” sikur nuk ka ndodhur asgjë! Qeveria me pushime, deputetët me pushime! Pse jo dhe hajdutët, mashtruesit, korrupsioni me soj e sorollop? Vallë çfarë do ndodhë me takimet e fshehta, pas kamerave e syve? A do merren vesh midis tyre si gjithnjë? Sepse për “arsye politike” çfarë nuk luhet në prapaskenat e “ringut partiak shqiptar”!

Dhe e gjitha kjo, vetëm që të mos “destabilizojnë vendin”, thua se vendi është vërtetë i “stabilizuar”.
Mbase parë me “dylbitë” e politikanëve mund të shihet si i stabilizuar, por parë me sytë e shqiptarëve, është kokë e këmbë në ç’akordim total. E pra kur do vendoset ky ekuilibër midis asaj që duhet dhe asaj që është? Të presim kur të kthehen titullarët nga pushimet.

Share This Article
3 Comments
  • Kur te kthehen titullaret nga pushimet ky megaskandal eshte arkivuar ne kanalet e zeza qe derdhen ne Lane,ashtu si gjithe te tjeret qe kan ndodhe ne ket sallahanen tone qe quhet “shtet i te drejtes”, me statusin e kandidatit per tu antaresuar ne Belucistanin e Azize!!!! Te fala te gjitheve Rroku!!!

  • 300 dite suksese medoemos duhen shoqeruar e pushime.Punet shkojne si ne vaj dhe jemi klasifikuar te paret ne bote per vjedhjen per se dyti te thesarit.Diplomen do na e japi Soros se i kthen viziten Rames.

  • Kur te kthehen nga pushimet do te rifillojne vjedhjet e tjera se te parat u harxhuan .Per kete dyshoj shume tani edhe tek Rama pasi po behet pale me Saliun per te mbrojtur Fullhanet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *