Letër e nënshkruar në DITA
Natyrisht që kur plas një skandal, në institucionin që drejton kushdo titullar në botë jep dorëheqjen, si një akt moral që flet për ndërgjegjen dhe shkallën e përgjegjësisë që ndjen personi i ngarkuar me një detyrë drejtuese. Por a i kanë këto cilësi morale drejtuesit, titullarët, deputetët apo politikanët shqiptarë? Deri më sot kanë plasur shumë skandale e bëma. Fajtorët kryesorë jo vetëm që nuk janë dënuar, por akoma “rrojnë e mbretërojnë” sikur nuk ka ndodhur asgjë! Qeveria me pushime, deputetët me pushime! Pse jo dhe hajdutët, mashtruesit, korrupsioni me soj e sorollop? Vallë çfarë do ndodhë me takimet e fshehta, pas kamerave e syve? A do merren vesh midis tyre si gjithnjë? Sepse për “arsye politike” çfarë nuk luhet në prapaskenat e “ringut partiak shqiptar”!
Dhe e gjitha kjo, vetëm që të mos “destabilizojnë vendin”, thua se vendi është vërtetë i “stabilizuar”.
Mbase parë me “dylbitë” e politikanëve mund të shihet si i stabilizuar, por parë me sytë e shqiptarëve, është kokë e këmbë në ç’akordim total. E pra kur do vendoset ky ekuilibër midis asaj që duhet dhe asaj që është? Të presim kur të kthehen titullarët nga pushimet.

Kur te kthehen titullaret nga pushimet ky megaskandal eshte arkivuar ne kanalet e zeza qe derdhen ne Lane,ashtu si gjithe te tjeret qe kan ndodhe ne ket sallahanen tone qe quhet “shtet i te drejtes”, me statusin e kandidatit per tu antaresuar ne Belucistanin e Azize!!!! Te fala te gjitheve Rroku!!!
300 dite suksese medoemos duhen shoqeruar e pushime.Punet shkojne si ne vaj dhe jemi klasifikuar te paret ne bote per vjedhjen per se dyti te thesarit.Diplomen do na e japi Soros se i kthen viziten Rames.
Kur te kthehen nga pushimet do te rifillojne vjedhjet e tjera se te parat u harxhuan .Per kete dyshoj shume tani edhe tek Rama pasi po behet pale me Saliun per te mbrojtur Fullhanet.