Devoll, banorët e Fitores në protestë për ujin e pijshëm

redaktor

Banorët e fshatit Fitore në rrethin e Devollit, kanë dalë dje në një protestë për ujin e pijshëm. Përfaqësuesit e fshatit u shprehën se kanë tre muaj pa ujë të pijshëm. Ata kërcënojnë se nëse ky problem nuk zgjidhet, do të bllokojnë rrugën. Sipas banorëve, shkak i ndërprerjes së ujit është amortizimi i rrjetit. Dje ka qenë dita e parë e protestës, ku u hodhën thirrje për zgjidhje të problemit jetik për banorët, pasi nuk kanë mundësi tjetër furnizimi me ujë të pijshëm, përveçse të ecin për kilometra të tëra për ta siguruar.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *