Banorët e fshatit Fitore në rrethin e Devollit, kanë dalë dje në një protestë për ujin e pijshëm. Përfaqësuesit e fshatit u shprehën se kanë tre muaj pa ujë të pijshëm. Ata kërcënojnë se nëse ky problem nuk zgjidhet, do të bllokojnë rrugën. Sipas banorëve, shkak i ndërprerjes së ujit është amortizimi i rrjetit. Dje ka qenë dita e parë e protestës, ku u hodhën thirrje për zgjidhje të problemit jetik për banorët, pasi nuk kanë mundësi tjetër furnizimi me ujë të pijshëm, përveçse të ecin për kilometra të tëra për ta siguruar.
