Berisha: Krahasimi i UÇPMB-së me Al Kaedan, albanofobi e radhës

redaktor

Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklarateve të kryeministrit të Serbisë, për heqjen e përmendores së heronjëve të Preshevës.

Në një postim në profiling e tij, kryeministri thekson se krahasimi që I bën Daçiç dëshmorëve të UÇPMB-së me terroristët e Al Kaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd.

Sipas tij, ata që ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk vdesin kurrë.

Luftëtarët e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga rregjimi i Millosheviçit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumë liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit të Millosheviçit dhe në një farë mënyre edhe çlirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!” shkruan Berisha.

Share This Article
2 Comments
  • Je ne detyre “penicilina”. Vazhdo se ata qe nuk duan qe te te kuptojne te shkojne nga pas verberisht. Dhe ti e di marifetin. I perdhunon psikologjikisht, i poshteron duke i shtrydhur si limon. ne se ndonje prej tyre “zgjohet” nga gjumi, e flak pastaj, por i shfrytezon dosjen ku del qe ka bere ndonje pisllek te vogel; “sa per te mbajtur shtepine”
    Fundi yt pô afron.

  • Ky eshte ndryshimi i Berishes……..emertimin ” Ceta TERRORISTE” , ato organizata luftarake te krijuara ne Kosove, i ka quajtur Berisha Presidente…..tani si kryeminister i mere ne mbrojtje……ja par me keta njerez ne krye neve do te ecim per – para……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *