Kryeministri Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas deklarateve të kryeministrit të Serbisë, për heqjen e përmendores së heronjëve të Preshevës.
Në një postim në profiling e tij, kryeministri thekson se krahasimi që I bën Daçiç dëshmorëve të UÇPMB-së me terroristët e Al Kaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd.
Sipas tij, ata që ranë për lirinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk vdesin kurrë.
Luftëtarët e lirisë ranë për lirinë e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës që përjetonin shtypjen më të egër nga rregjimi i Millosheviçit. Ata me luftën e tyre të drejtë imponuan një marrëveshje me ndërmjetësim ndërkombëtar me autoritetet e Beogradit për më shumë liri, të drejta dhe autonomi për shqiptarët e Luginës së Preshevës, si dhe shpejtuan fundin e rregjimit të Millosheviçit dhe në një farë mënyre edhe çlirimin e popullit serb nga rregjimi i tij. Krahasimi i tyre me terroristët e Al Qaeda-s është një shprehje e rradhës e albanofobisë pa të ardhme që dominon në Beograd. Të rënët tanë nuk vdesin kurrë!” shkruan Berisha.
Je ne detyre “penicilina”. Vazhdo se ata qe nuk duan qe te te kuptojne te shkojne nga pas verberisht. Dhe ti e di marifetin. I perdhunon psikologjikisht, i poshteron duke i shtrydhur si limon. ne se ndonje prej tyre “zgjohet” nga gjumi, e flak pastaj, por i shfrytezon dosjen ku del qe ka bere ndonje pisllek te vogel; “sa per te mbajtur shtepine”
Fundi yt pô afron.
Ky eshte ndryshimi i Berishes……..emertimin ” Ceta TERRORISTE” , ato organizata luftarake te krijuara ne Kosove, i ka quajtur Berisha Presidente…..tani si kryeminister i mere ne mbrojtje……ja par me keta njerez ne krye neve do te ecim per – para……