Kiço Fotiadhi, spikeri i parë i lajmeve në Televizionin Publik ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Ai ndërroi jetë në banesën e tij, pasi mesohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Fotiadhi është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin si “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.
Ndërkaq, është mësuar se në nder dhe kujtim të gazetarit të njohur ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Nderim dhe respekt per nje njeri te madh te ekranit kombetar shqiptar TVSH , timbri i zerit te Kiços , shqipja e tij e mrekullueshme dhe i kolegeve te tij mungon ne kohen e sotme kur teknollogjia dhe larmia e kanaleve televizive eshte perparuar , Ngushellime me te sinqerta per familjen e te afermit e tij te dashur te zemres . Me respekt nga nje mergimtar ne perendim .
Kico fotiadhi eshte miti i ekranit tvsh.
i kompletuar ne kerkesat e kohes dhe ne aspiratat per demokraci.
Epoka dhe rendi demokratik ka humbur ne ” Lievitinin” shipetar.
E kam njohur, kam patur fatin qe te jetoj me mbresat e Kicos.
Ngushllime families, miqeve dhe shokeve te tij.
Kico do te jete lapidari i mediave demokratike shqipetare.
Merguari, B.P. Itali
Respekt dhe falenderim, per gazetarin e palodhur Kico Fotiadhi.
Ngushellime familjes dhe kolegeve.
Te qofte udha drite,or mik! Pa zerin tend kjo ane kendej nuk do te kuptonte kurre Kosoven! Shqyptaria te ka borxhe ty!
Për mua kanë mbetur të pashlyeshme në kujtesë leximet e famshme ekspresive dhe me ton luftarak, të Kico Fotiadhit në ngjarjet kosovare të vitit 1981? Ngushëllime familjes dhe simpatizantëve të tij !
HIMARIOTET KRENARE PER NJE NGA BIJT E TYRE .MODEL I NJERIUT SERIOZ,PROFESIONIST ,ESTETIK ,I NJERIUT TE QYTETERUAR. SOT ,FATKEQESISHT MUNGOJNE TE TILLET.
NGUSHELLIME FAMILJES ,TE AFERMVE, MIQVE DHE TE GJITHE HIMARJOTEVE