Ndahet nga jeta spikeri i parë në historinë e ekranit shqiptar, Kiço Fotiadhi

redaktor

Kiço Fotiadhi, spikeri i parë i lajmeve në Televizionin Publik ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare. Ai ndërroi jetë në banesën e tij, pasi mesohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Fotiadhi është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, me motivacionin si “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.

Ndërkaq, është mësuar se në nder dhe kujtim të gazetarit të njohur ditën e nesërme do të zhvillohen homazhe pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Share This Article
6 Comments
  • Nderim dhe respekt per nje njeri te madh te ekranit kombetar shqiptar TVSH , timbri i zerit te Kiços , shqipja e tij e mrekullueshme dhe i kolegeve te tij mungon ne kohen e sotme kur teknollogjia dhe larmia e kanaleve televizive eshte perparuar , Ngushellime me te sinqerta per familjen e te afermit e tij te dashur te zemres . Me respekt nga nje mergimtar ne perendim .

  • Kico fotiadhi eshte miti i ekranit tvsh.
    i kompletuar ne kerkesat e kohes dhe ne aspiratat per demokraci.
    Epoka dhe rendi demokratik ka humbur ne ” Lievitinin” shipetar.
    E kam njohur, kam patur fatin qe te jetoj me mbresat e Kicos.
    Ngushllime families, miqeve dhe shokeve te tij.
    Kico do te jete lapidari i mediave demokratike shqipetare.

    Merguari, B.P. Itali

  • Për mua kanë mbetur të pashlyeshme në kujtesë leximet e famshme ekspresive dhe me ton luftarak, të Kico Fotiadhit në ngjarjet kosovare të vitit 1981? Ngushëllime familjes dhe simpatizantëve të tij !

  • HIMARIOTET KRENARE PER NJE NGA BIJT E TYRE .MODEL I NJERIUT SERIOZ,PROFESIONIST ,ESTETIK ,I NJERIUT TE QYTETERUAR. SOT ,FATKEQESISHT MUNGOJNE TE TILLET.
    NGUSHELLIME FAMILJES ,TE AFERMVE, MIQVE DHE TE GJITHE HIMARJOTEVE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *