Braçe dhe Shkreli: Midis martirëve duhet të ishte dhe prifti i varur nga Ahmet Zogu

Dita

Deputeti socialist Erjon Braçe, por edhe Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, kërkojnë që në fotot e martirëve të vendosura në Bulevard të jetë dhe ajo e Dom Gjon Gazulli, priftit të pushkatuar nga Ahmet Zogu gjatë mbretërisë së tij.

“Ky eshte “prifti im”; Dom Gjon Gazulli! U var nga regjimi i Ahmet Zogut dhe dha shpirt duke thënë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”, shkruan Braçe.

Deputeti socialist shton se vëllai i Dom Gjonit, Dom Nikollë Gazulli, edhe ai i i burgosur, i shpëtoi torturave dhe vdekjes nga Ahmet Zogu, por nuk i shpëtoi dot pushkatimit në vitin 1946 nga Enver Hoxha, i cili ndoqi të njëjtën strategji të përndjekjes së klerikëve katolikë që kishte ndjekur Ahmet Zogu.

Deputeti Braçe shkruan se “kjo strategji e dy tiranëve shkroi në kohë të ndryshme fatin tragjik të dy vëllezërve meshtarë”.

Ndërsa këshilltari i Ramës, Artan Shkreli, shkruan: “E në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mungon një ndër dëshmorët më rrezatues për kombin shqiptar: Dom Nikollë Gazulli, albanisti i shquar dhe meshtari i papërkulur, që u vra më 23 mars 1946. Mungon ai sot në bulevard… mungon”, shkruan në postimine tij në fb, Shkreli. /E.K

Share This Article
4 Comments
  • Nuk do te bejme kurre demokraci po nuk u thane me pa anesi te mirat dhe te keqijat e ndodhive sic jane dhe kane ndodhur.Faktet sa do koke forta te jene duhet te behen te dukshme per te gjithe.Shume gabim dhe nga ana e kishes tone katolike.faktet jane fakte.As nje here mos te harrohet kjo.

  • Zoti Artan dhe shoket e tu keni shperdoruar viziten e Shenjterise tij ne Shqiperi, sepse ai vjen “tek nje popull qe qe u martirizua nen komunizem”. Pra jo per martiret e kishes katolike. Po te ishit bura do te vinit dhe sherbenjesit e feve te tjera qe u martirizuan.
    Jeni ju qe mbillni perçarje……

  • Brace llafazani nuk humb rast per te bere polemika. Eshte i vertete fakti qe Zogu vrai Dom Gjon Gazullin ashtu sikunder edhe patriotin Luigj Gurakuqi por une nuk e kam degjuar kurre Bracen qe te mbroje kauzen e martireve katolike prandaj kete reagim te Braces e shoh te pasinqerte dhe sa per te bere polemike boshe. Por ama per hir te se vertetes duhet thene se perndjekja qe i beri Enver Hoxha klerit katolik nuk mund te krahasohet me ate te Ahmet Zogut. Do te isha kurioz te dija me shume se sa e njeh Bracja historine e persekutimit te klerit katolik ne Shqiperi sidomos kur ai ben pjese ne te njejten parti me bijte e xhelateve te cilet akoma edhe sot jane krenare per bemat e baballareve te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *