Deputeti socialist Erjon Braçe, por edhe Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, kërkojnë që në fotot e martirëve të vendosura në Bulevard të jetë dhe ajo e Dom Gjon Gazulli, priftit të pushkatuar nga Ahmet Zogu gjatë mbretërisë së tij.
“Ky eshte “prifti im”; Dom Gjon Gazulli! U var nga regjimi i Ahmet Zogut dhe dha shpirt duke thënë: “Po vdes i pafajshëm. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rroftë Kisha Katolike, Nëna jonë! Rroftë Papa, Ati ynë! Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”, shkruan Braçe.
Deputeti socialist shton se vëllai i Dom Gjonit, Dom Nikollë Gazulli, edhe ai i i burgosur, i shpëtoi torturave dhe vdekjes nga Ahmet Zogu, por nuk i shpëtoi dot pushkatimit në vitin 1946 nga Enver Hoxha, i cili ndoqi të njëjtën strategji të përndjekjes së klerikëve katolikë që kishte ndjekur Ahmet Zogu.
Deputeti Braçe shkruan se “kjo strategji e dy tiranëve shkroi në kohë të ndryshme fatin tragjik të dy vëllezërve meshtarë”.
Ndërsa këshilltari i Ramës, Artan Shkreli, shkruan: “E në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mungon një ndër dëshmorët më rrezatues për kombin shqiptar: Dom Nikollë Gazulli, albanisti i shquar dhe meshtari i papërkulur, që u vra më 23 mars 1946. Mungon ai sot në bulevard… mungon”, shkruan në postimine tij në fb, Shkreli. /E.K
Nuk do te bejme kurre demokraci po nuk u thane me pa anesi te mirat dhe te keqijat e ndodhive sic jane dhe kane ndodhur.Faktet sa do koke forta te jene duhet te behen te dukshme per te gjithe.Shume gabim dhe nga ana e kishes tone katolike.faktet jane fakte.As nje here mos te harrohet kjo.
Zoti Artan dhe shoket e tu keni shperdoruar viziten e Shenjterise tij ne Shqiperi, sepse ai vjen “tek nje popull qe qe u martirizua nen komunizem”. Pra jo per martiret e kishes katolike. Po te ishit bura do te vinit dhe sherbenjesit e feve te tjera qe u martirizuan.
Jeni ju qe mbillni perçarje……
Brace llafazani nuk humb rast per te bere polemika. Eshte i vertete fakti qe Zogu vrai Dom Gjon Gazullin ashtu sikunder edhe patriotin Luigj Gurakuqi por une nuk e kam degjuar kurre Bracen qe te mbroje kauzen e martireve katolike prandaj kete reagim te Braces e shoh te pasinqerte dhe sa per te bere polemike boshe. Por ama per hir te se vertetes duhet thene se perndjekja qe i beri Enver Hoxha klerit katolik nuk mund te krahasohet me ate te Ahmet Zogut. Do te isha kurioz te dija me shume se sa e njeh Bracja historine e persekutimit te klerit katolik ne Shqiperi sidomos kur ai ben pjese ne te njejten parti me bijte e xhelateve te cilet akoma edhe sot jane krenare per bemat e baballareve te tyre.
Dom Gjon Gazulli eshte varur dhe jo pushkatuar nga Zogu, prandaj Brace perpara se te dale me shpallje eshte mire te informohet me thelle mbi kauzat qe mbron.
http://www.revistadrini.com/2012/03/gjergj-erebara-akuza-ahmet-zogu-vari-priftin-intelektual-me-1927/