Skandali me tekstet shkollore, MAS: Imazhet, jo pjesë e sistemit ose të manipuluara

Dita

Ministria e Arsimit ka sqaruar sërish se tekstet skandaloze që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale dhe për të cilat pretendohej se mësojnë nxënësit, nuk janë pjesë e sistemit arsimor parauniversitar ose janë të manipuluara.

Ministra e Arsimit thekson se alterteksti ka qënë një dështim me sukses, prandaj premtoi ndryshim rrënjësor të teksteve në shkolla.

“Gjetjet e deritanishme nga MAS, por dhe publikimet në media të teksteve të papërshtatshme përforcojnë dhe më shumë pozicionin e Qeverisë shqiptare që alterteksti ishte një dështim me sukses. Në këtë kuadër MAS po ndërmerr gjithë reformën e nevojshme për ndryshimin në mënyrë rrënjësore të sistemit të teksteve shkollore”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *