Ministria e Arsimit ka sqaruar sërish se tekstet skandaloze që kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale dhe për të cilat pretendohej se mësojnë nxënësit, nuk janë pjesë e sistemit arsimor parauniversitar ose janë të manipuluara.
Ministra e Arsimit thekson se alterteksti ka qënë një dështim me sukses, prandaj premtoi ndryshim rrënjësor të teksteve në shkolla.
“Gjetjet e deritanishme nga MAS, por dhe publikimet në media të teksteve të papërshtatshme përforcojnë dhe më shumë pozicionin e Qeverisë shqiptare që alterteksti ishte një dështim me sukses. Në këtë kuadër MAS po ndërmerr gjithë reformën e nevojshme për ndryshimin në mënyrë rrënjësore të sistemit të teksteve shkollore”, thuhet në deklaratën e ministrisë.