Shkojnë të shembin hotelin pa leje, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Bledar Lumani

Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë janë plagosur, teksa punonin për shembjen e një hoteli pa leje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lin të Pogradecit.

Mësohet se tre personat po punonin për shembjen e hotelit, pasi INUK u kishte lënë kohë tre ditë që ta prishnin vetë, ose do të ndërhynin punonjësit e saj.

Por, gjatë prishjes së katit të tretë të hotelit, tarraca e tij ka zënë nën vete tre persona.

Një prej tyre, që mendohet se është kamarieri i hotelit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.

Ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Share This Article
3 Comments
  • Duhet të arrestohen ata që i kanë urdhëruar dhe lejuar ta shembin vetë hotelin. Shembja e një objekti (aq më tepër shumëkatësh), ashtu siç ndodh edhe për ngritjen e tij, nuk mund të bëhet nga kushdo dhe pa drejtimin teknik të një inxhinieri ndërtimi, ose të paktën pa praninë e specialistëve të xhenjos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *