Një person ka gjetur vdekjen ndërsa dy të tjerë janë plagosur, teksa punonin për shembjen e një hoteli pa leje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lin të Pogradecit.
Mësohet se tre personat po punonin për shembjen e hotelit, pasi INUK u kishte lënë kohë tre ditë që ta prishnin vetë, ose do të ndërhynin punonjësit e saj.
Por, gjatë prishjes së katit të tretë të hotelit, tarraca e tij ka zënë nën vete tre persona.
Një prej tyre, që mendohet se është kamarieri i hotelit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur.
Ata janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

U vra kamarjeri per buken we gojes
Investigoni ju lutem ky djale vdiqi nga korrupsioni I “antikorrupsionit”
Duhet të arrestohen ata që i kanë urdhëruar dhe lejuar ta shembin vetë hotelin. Shembja e një objekti (aq më tepër shumëkatësh), ashtu siç ndodh edhe për ngritjen e tij, nuk mund të bëhet nga kushdo dhe pa drejtimin teknik të një inxhinieri ndërtimi, ose të paktën pa praninë e specialistëve të xhenjos.