Federata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me eventin e shumëpritur njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”.
Shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë. FSH bën të ditur se ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshirë dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj.
“Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /E.K
Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:
Tribuna A2 + A3 10,000 lekë
Tribuna B3 10,000 lekë
Tribuna B2 + B4 8,000 lekë
Tribuna A1 + A4 8,000 lekë
Tribuna B1 + B5 6,000 lekë
Tribuna E 3,000 lekë
Tribuna D + F 2,000 lekë
Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 1,500 lekë
Tribuna G2 + C2 1,000 lekë

10.000 leke % 140 = 71,42 €
A eshte kjo finalja e kupes se botes?
Çmime hajdutësh ?
Keto çmime jane turp per nivelin e jeteses se shqiptareve te Shqiperise , Kosoves e Maqedonise , FFF-ja e Frances kur ekipi kombetar luan ndeshje ne Stad de France e qytete te tjera i shet shume me lire nga çmimet e ndeshjeve te kampionatit e kupes se Liges vendore per te vetmen arsye qe stadiumi te mbushet plot per te mbeshtetur ekipin kombetar me ndjenje nacionale .
Çmime hajdutësh ?
me te reja jane keto apo me lekun e vjeter?