FSHF publikon çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë

Dita

Federata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me eventin e shumëpritur njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”.

Shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë. FSH bën të ditur se ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshirë dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj.

“Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike.  E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.  /E.K

 

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

 

Tribuna A2 + A3                             10,000 lekë

Tribuna B3                                        10,000 lekë

 

Tribuna B2 + B4                              8,000 lekë

 

Tribuna A1 + A4                              8,000 lekë

 

Tribuna B1 + B5                               6,000 lekë

 

Tribuna E                                           3,000 lekë

Tribuna D + F                                   2,000 lekë

Tribuna G1 + G3 + C1 + C3         1,500 lekë

Tribuna G2 + C2                              1,000 lekë

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *