Anketa, paketa e re fasone gjeneroi 4750 vende të reja pune

Dita

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj rifilloi sot një cikël vizitash në biznese të regjimit të përpunimit aktiv (fason) për t’u njohur me ecurinë e paketës mbështetëse që u kalua në Qeveri në muajin Prill.

Përjashtimi i makinerive nga TVSH, oraret e zgjatura të punës nga administrata doganore si dhe programet e punësimit janë disa masa të tjera që përfaqësuesit e biznesit i konsiderojnë pozitive.

Për periudhën e trajnimit që zgjat deri në 5 muaj, qeveria merr përsipër pagesën e pagës dhe sigurimeve për të trajnuarit, gjithashtu kompenson shpenzimet për kostot e materialeve të punës.

Nga ecuria e deritanishme e sektorit fason, për muajin Gusht shënohet një rritje e eksporteve në masën 26.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa pesha e sektorit në raport me totalin e eksporteve shqiptare është 33.3%.

Deri në fund të muajit shtator Sporteli Fason pranë Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka anketuar 250 biznese fason në të cilat rezulton një rritje e punësimit me 4750 vende të reja pune.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *