Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj rifilloi sot një cikël vizitash në biznese të regjimit të përpunimit aktiv (fason) për t’u njohur me ecurinë e paketës mbështetëse që u kalua në Qeveri në muajin Prill.
Përjashtimi i makinerive nga TVSH, oraret e zgjatura të punës nga administrata doganore si dhe programet e punësimit janë disa masa të tjera që përfaqësuesit e biznesit i konsiderojnë pozitive.
Për periudhën e trajnimit që zgjat deri në 5 muaj, qeveria merr përsipër pagesën e pagës dhe sigurimeve për të trajnuarit, gjithashtu kompenson shpenzimet për kostot e materialeve të punës.
Nga ecuria e deritanishme e sektorit fason, për muajin Gusht shënohet një rritje e eksporteve në masën 26.08% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ndërsa pesha e sektorit në raport me totalin e eksporteve shqiptare është 33.3%.
Deri në fund të muajit shtator Sporteli Fason pranë Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), ka anketuar 250 biznese fason në të cilat rezulton një rritje e punësimit me 4750 vende të reja pune.

Lajm shpresedhenes,shpresojm te jete i vertete dhe jo “tallim b…”
Arben Ahmetaj “tallim b…”
http://www.youtube.com/watch?v=9XU74GfyCYA
Fason apo MASON ?
sA LEKE marrin ?
çfare te drejtash kane ?
Eshte normale nje shfrytezim i tille vetem per buken e gojes ?
Vetem nasruddini munde ta shpjegoje Lumturine e kapitalizmit ,
Sipas mesimeve Zogiste . balliste , fashiste , me PARIMIN ?
Punojne budallenjte , e hane e pine tek tajvani te mençurit ……..