Kanë qenë minuta ankthi ato në “Elbasan Arena”, ku kombëtarja shqiptare ka barazuar me Danimarkën në ndeshjen e dytë për kualifikueset për Euro 2016.
Edhe këtë radhë, Kombëtarja pësoi gol në minutat e fundit.
Ndërsa duheshin më pak se dhjetë minuta që të mbyllej takimi, lojtarët nuk arritën të mbajnë të paprekur portën.
Megjithatë minutat e fundit kanë qenë një lojë e hapur, ku të dy ekipet kanë pasur mundësi që të shënojnë.
Në tre minutat e shtesës, Danimarka ka qenë tepër e rrezikshme, por portieri Berisha nuk ka lejuar pësimin e golit.
Aktualisht, kombëtarja shqiptare ka 4 pikë dhe kryeson bashkë me Danimarkën grupin.
Danezët kanë mundur që të barazojnë në minutën e 81. Ka qenë një hutim i mbrojtësve të kombëtares shqiptare, që kanë toleruar edhe golin. Ka qenë numri 21 i danezëve, Lasse Vibe, që ka mposhtur Berishën.
Pas Golit, De Biasi ka futur në lojë Valdet Ramën në vend të Xhakës.
Në pjesën e dytë danezët u treguan më kërkues për golin.
Në minutën e 55, kombëtarja jonë do të vendosej në vështirësi kur portieri Berisha do të shikonte që topi do të parakalonte portën e tij dhe kapitenit Lorik Cana do ta largonte më pas topin me shpejtësi.
Edhe Shqipëria pati një rast të artë, por sulmuesi shkodran Bekim Bala dhe Andi Lila nuk do të arrinin që ta devijonin topin në portë.
Tekniku italian në minutën e 69 vendos që të zëvendësojë Bekim Balën me Çikalleshin për t’i dhënë më lëvizshmëri lojës.
Pjesa I
“Elbasan Arena” ka shpërthyer nga brohoritjet e tifozëve kur Ermir Lenjani shënoi në minutën e 38 të takimit.
Pas një inkursioni personal nga mesfusha, Lenjani gjuan fuqishëm nga jashtë zone duke mposhtur portierin dhe kaluar kuqezinjtë në avantazh.
Lenjani do të mbahet mend edhe për golin e parë në stadiumin e ri.
Deri më tani Lenjani është lojtari më i mirë. Në krahun e majtë, ai është i papërmbajtshëm, duke detyruar kundërshtarët që t’i shkaktojnë faulle.
Ndërkohë kombëtarja po vuan më shumë në krahun e djathtë, ku është Vila.
Në minutën e 3, Shqipëria pretendoi për një 11-metërsh pas rrëzimit në zonë të Lenjanit, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri.
Për dhjetë minutat e tjera, Danimarka ka marrë në dorë frenat e ndeshjes, duke e detyruar ekipin tonë që të tërhiqet.
Gjithsesi, lojtarët tanë arrijnë që të mbrohen mjaft mirë, ndërsa tentojnë të shfrytëzojnë rastet për të dalë në kundërsulm.
Në minutën e 18 ka ardhur edhe kërcënimi i parë real për portën tonë. Numri 10 i danezëve, Eriksen, ndërmerr një aksion personal, por gabon në goditje pasi topi përfundon mbi traversë.


Dy ndeshje kemi gjujtur 3 here ne porte…Trajner modest… e vejtma pozitive eshte gje…se kemi 4 pike
Mjafte u ankuat si grate. Barazim me Danimarken nuk eshte e tmerrshme. Nese luajme keshtu ndeshjen tjeter nuk do te qe keq. Forca cuna!!!!
11 vete ne mbrojtje dhe perseri desh u mundem ne minuten e fundit.
Dy ushtare qendruan ne fushe deri minuten e fundit;Lenjani dhe portjeri Berisha.Fati ishte perseri me ne.
MBETEM ME ZEMER NE DORE.
KAM SHUME FRIKE SE NE BEOGRAD DO HUMBIM
Mos ki frike fare. Ne Beograd do humbim me siguri.
Kombetarja luajti mire, por duket dobesia e nje ekipi te vogel qe nuk beson as vete tek fitorja.
Do doja shume te vijonim me fitore dhe barazime
Por historia eshte e trishte.
Kemi zbirutr nga fitoret e para tek humbjet e njepasnjeshme.
Na le zemra shpejt.
dhe leqet sic thote me te drejte autori 🙂
po he per he le te gezojme me kaq sa kemi arrit
nuk eshte pak
Nje problem ka kombetarja jone, qe nuk jane ne gjendje, te thithin topat e ardhur nga lart.
Po te shikosh ekipet e medha europiane, stopimin e topit e kane kthyer ne art.
Shume topa humben vetem se lojtaret, nuk jane te afte te stopojne topat, qe i vijne ne forme krosimesh, kjo sjell, ose humbjen e topit, ose nje ngadalsim te sulmit.
Trajneri De Biazi, qe duhet falenderuar, per punen e mire qe ka bere, duhet ti stervisi lojtaret, pikerisht ne stopimin e topit, ne cfaredo pozicioni qe te vije.
E merituam barazimin, se fundi ishte shume dritherues.
pershendes barazimin e arritur, uroj fitore ne ndeshjet e ardhshme
Me doren e majt fati na perkelleli me te djathten na ndeshkoi.Ka ndodhur kjo me ne shpesh..Lenjani do te mbahet mende jo vetem per golin,por me shume per qendresen ne kerkim te fitores. U ndje mungesa e Roshit .
Te kenaqur edhe me barazimin, se i lan fuqite kyqezinjte edhe per pak do te inaguroheshe stadjumi me humbje!
Jazek ju qofte!….ju nuk jini futbolliste por fshatare te pagdhendur qe s’kane pare top me sy, e qe habitem se si ju qasin ne klubet e medha europiane !
Nashti shkoni e mbillni fushen e “Elbasan arena” me duhan!
Shqiptaret fryhen shume nga pordhet qe kane ne fillim (skane faj hane groshe cdo 2 dite). Vetem se kur i ikin pordhet shfryhen si tullumbace dhe çoroditen si lepra ne fushe. Serbia do i bluaje te marten qe ne pjesen e pare. Te shofim trimin e madh Cana & shoke si kane me ngel pastaj.
Po ti dardan qa m…. do qe komenton se cbejne shqiptaret, pale po na ve edhe emrin dardan.yyyyyy frk
Dardan, malok i felliqur, nese e qortojme e ndonjehere e shajme kombetaren tone ,ne jemi brenda shtepise, e do ta shajme e do ti mbjellim fushat e futbollit me duhan, derisa djemte tane te behen pjese e Kampionatit Europian e atij Boteror!
Degjo ketu o domuz, ekipi serb nuk eshte me ai i “Crvena Zvezdes” e “Partizanit” te Beogradit te qemotit e as “Partizani” yne i Panajot Panos!
Sot, djemte tane qe luajne ne klubet me te famshme te Europes, do te shenojne gola ne Serbi, se te pakten kane zemer e jane te pergatitur per sfida te tilla qe te mposhtin edhe Argjentinen e jo me nje Serbi!