Një qendër ciklonare po godet Shqipërinë

redaktor

Kompania amerikane e specializuar në parashikimin e motit “Accuweather”, raporton se gadishulli i Ballkanit të enjten dhe të premten do të përfshihen nga reshje të dendura deri në 100 mm.

Pasi goditi Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Evropën Qendrore në fillim të kësaj jave, një stuhi e fuqishme e shkaktuar nga uragani “Gonzalo” pritet të mbërrijë në Evropën Juglindore dhe të shoqërohet me reshje të dendura dhe përmbytje.

Një qendër ciklonare do ta godasë të gjithë Shqipërinë, kryesisht perëndimin e vendit në dy ditët në vazhdim.

Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 70 km në orë. Sot (e enjte) deri afër mbrëmjes stuhia do të zhvendoset në jug të vendit, i cili gjithashtu do të goditet nga shira dhe rrebeshe. Gjithashtu do të ketë edhe dallgëzime në det që do të shkojnë deri në 7 ballë.

Në pjesën e dytë të ditës së premte cikloni do të zhvendoset në Greqi, për t’ia lënë vendin kohës me diell në dy ditët në vazhdim.

Të martën në mbrëmje e njëjta stuhi goditi Austrinë, Hungarinë, Slloveninë dhe veriun e Kroacisë. Në këto vende janë mbytur qindra rrugë dhe shtëpi. Më i prekuri ka qenë kryeqyteti slloven, Lubjana, ku niveli i ujit ka qenë 137 milimetra.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *