Kompania amerikane e specializuar në parashikimin e motit “Accuweather”, raporton se gadishulli i Ballkanit të enjten dhe të premten do të përfshihen nga reshje të dendura deri në 100 mm.
Pasi goditi Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Evropën Qendrore në fillim të kësaj jave, një stuhi e fuqishme e shkaktuar nga uragani “Gonzalo” pritet të mbërrijë në Evropën Juglindore dhe të shoqërohet me reshje të dendura dhe përmbytje.
Një qendër ciklonare do ta godasë të gjithë Shqipërinë, kryesisht perëndimin e vendit në dy ditët në vazhdim.
Shpejtësia e erës do të arrijë deri në 70 km në orë. Sot (e enjte) deri afër mbrëmjes stuhia do të zhvendoset në jug të vendit, i cili gjithashtu do të goditet nga shira dhe rrebeshe. Gjithashtu do të ketë edhe dallgëzime në det që do të shkojnë deri në 7 ballë.
Në pjesën e dytë të ditës së premte cikloni do të zhvendoset në Greqi, për t’ia lënë vendin kohës me diell në dy ditët në vazhdim.
Të martën në mbrëmje e njëjta stuhi goditi Austrinë, Hungarinë, Slloveninë dhe veriun e Kroacisë. Në këto vende janë mbytur qindra rrugë dhe shtëpi. Më i prekuri ka qenë kryeqyteti slloven, Lubjana, ku niveli i ujit ka qenë 137 milimetra.

Ketu doja tja ktheja atyre komentuese kur shikojne permbytje ne neper shtetet e tjera u thone se po i denon zoti ….
Doja te dija si ndihen ata tani qe Shqiperia po perfshihet nga stuhite dhe do te kete permbytje… Po hajt vari k
E ka bekuar Fari Balliu.
edhe kjo na duhej
pse nuk kaloi andej nga Serbia mbase u freskonte ca trute
…1-2-3…prova nga USA!…apo eksperimente?!