Gazeta britanike “The Guardian” e nis shkrimin e saj për vendimin e UEFA-s mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri me një shprehje të Michel Platini kur mori detyrën vitin e parë.
“Politikanët duhet të merren me politikën, por sporti duhet të jetë një vend i vëllazërisë që bashkon njerëzit“.
Por në shkrimin e Owen Gibson, vihet në pikëpyetje kjo deklaratë e Platini.
Duke analizuar vendimin përshkruhet lufta mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo që ndodhi në stadiumin e Partizanit më 14 tetor. Tregohet për lëndimin e futbollistëve shqiptarë dhe mos gatishmëria nga ana e Serbisë për të mbajtur rendin në stadium.
“U kënduan këngë si “Vrisni shqiptarët” dhe “digjni ata të gjallë derisa asnjë prej tyre të mos mbetet i gjallë’. Rishfaqja e huliganit Ivan Bogdanov shihet si simbol i mungesës së dëshirës ose paaftësisë së autoriteteve serbe dhe policisë për sigurimin e lojës dhe kujton lidhjet e ngushta në mes Beogradit dhe Arkanit në rajon në fund të viteve ’90”, shkruan The Guardian.
“Serbia do të përballet thjesht me humbjen e të ardhurave nga të dy ndeshjet në shtëpi me dyer të mbyllura, kurse Shqipëria mori dënim të rëndë sportiv“.
Gazeta britanike shtron pyetjen se si do të veprojë UEFA me ndeshjen e kthimit në Shqipëri vitin e ardhshëm, ndërsa thekson se Shqipëria ka shanse të mira për kualifikim.

https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE
sa per statistike, Dukic i FSHF e mbeshteti platinine dhe i siguroi 4 vota.
ta mbajme me shendet tani dukicin dhe platinicin
sh mire qe edhe shtypi i huaj na mbeshtet. Kjo do te thote qe nuk jemi vetem.