The Guardian: UEFA inkurajoi sjelljet prej Arkani në Serbi. Shqipëria, shanse për kualifikim

Dita

Gazeta britanike “The Guardian” e nis shkrimin e saj për vendimin e UEFA-s mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri me një shprehje të Michel Platini kur mori detyrën vitin e parë.

Politikanët duhet të merren me politikën, por sporti duhet të jetë një vend i vëllazërisë që bashkon njerëzit“.

Por në shkrimin e Owen Gibson, vihet në pikëpyetje kjo deklaratë e Platini.

Duke analizuar vendimin përshkruhet lufta mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo që ndodhi në stadiumin e Partizanit më 14 tetor. Tregohet për lëndimin e futbollistëve shqiptarë dhe mos gatishmëria nga ana e Serbisë për të mbajtur rendin në stadium.

U  kënduan këngë si “Vrisni shqiptarët” dhe “digjni ata të gjallë derisa asnjë prej tyre të mos mbetet i gjallë’. Rishfaqja e huliganit Ivan Bogdanov shihet si simbol i mungesës së dëshirës ose paaftësisë së autoriteteve serbe dhe policisë për sigurimin e lojës dhe kujton lidhjet e ngushta në mes Beogradit dhe Arkanit në rajon në fund të viteve ’90”, shkruan The Guardian.

Serbia do të përballet thjesht me humbjen e të ardhurave nga të dy ndeshjet në shtëpi me dyer të mbyllura, kurse Shqipëria mori dënim të rëndë sportiv“.

Gazeta britanike shtron pyetjen se si do të veprojë UEFA me ndeshjen e kthimit në Shqipëri vitin e ardhshëm, ndërsa thekson se Shqipëria ka shanse të mira për kualifikim.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *